Rrugët e Bujanocit pa emra të shqiptarëve
Lokale

Rrugët e Bujanocit pa emra të shqiptarëve

22.Apr.2013 16:08
0
[caption id="attachment_70131" align="alignleft" width="300"]Rruga Vojvode Stepe Stepanoviqa, Bujanoc Rruga Vojvode Stepe Stepanoviqa, Bujanoc[/caption] Qyteti multietnik i Bujanocit edhe pse banohet nga shqiptarët, serbët dhe romët, nuk gëzon të drejtat e barabarta kur bëhet fjalë për emërtimin e rrugëve Rreth 60 rrugë me emërtime serbe sa ka Bujanoci, vetëm njëra mban emrin e shqiptarit edhe ate emrin e Ramiz Sadikut. Përfaqësuesit shqiptarë në këtë komunë, para dy viteve kanë bërë një kërkesë për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe emërtimin me emra të shqiptarëve, mirëpo një vendim të tillë të Kuvendit Komunal të Bujanocit e anuloi Ministria për vetë administrim lokal në Beograd me arsyetimin se nuk janë pajtuar të gjitha palët. Tani kur ka rrjedhë një iniciativë e re në Kuvend ku do të merrej pëlqimi i të gjitha palëve, janë vetë subjektet politike që nuk janë seriozë në zgjidhjen e këtij problemi. Sipas kryetarit të Kuvendit Komunal në Bujanoc, Hajredin Hyda, “partitë politike që veprojnë në këtë kuvend nuk kanë dërguar emrat për formimin e komisionit”, përkundër ftesës që ai i ka bërë, raporton Titulli. “Seanca e fundit ka qenë shumë e “nxehtë” ku është diskutuar shumë për ndryshimin e emrave të rrugëve. Në fund u morr një vendim që kryetari i kuvendit të formojë një komision për shqyrtimin e ndryshimit të emrave të rrugëve dhe shesheve të qytetit të Bujanocit, mirëpo përkundër ftesës që unë i kam bërë të gjitha subjekteve politike që ta dërgojnë nga një anëtarë, ende nuk kamë përgjigje nga asnjë subjekt politik”, u shpreh sot Hyda, duke thënë se dyshon në subjektet politike se debati në kuvend është bërë për marketing politik dhe jo për të pasur një qasje serioze rreth shqyrtimit të ndryshimit të emrave të rrugëve. “Është me të vërtetë një padrejtësi e madhe që në qytetin e Bujanocit nga të gjitha rrugët të jetë vetëm së një rrugë e emërtuar në gjuhën shqipe edhe ate nga person me një të kaluar të dyshimtë komuniste, kurse të gjithë rrugët tjera janë në gjuhën serbe”, shprehet kryetari Hyda. Drejtuesi i Kuvendit thotë se në atë moment që partitë politike i dërgojnë emrat e kandidatëve për këtë komision ai do ta thërras një mbledhje me ata anëtar për të shqyrtuar propozimet që janë shumë me rëndësi për shqiptarët e Komunës së Bujanocit. Ai është shprehur se komisioni që do të formohet do të ketë mundësinë të thërras edhe ekspert si dhe anëtarë nga shoqëria civile./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/Bujanoci-rruget-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bushtrani përkujton dëshmorin e UÇPMB-së
Tërnoci vazhdon të kompletoj infrastrukturën rrugore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration