Tërnoci me ujë edhe gjatë temperaturave 40 gradë celsius
Lokale

Tërnoci me ujë edhe gjatë temperaturave 40 gradë celsius

20.Feb.2013 17:55
0
Fshati Tërnoc këtë verë nuk do të ketë mungesë të ujit falë projektit të cilin do ta realizojë Komuna e Bujanocit Sot në zyrën e kryetarit të Komunës së Bujanocit është nënshkruar marrëveshja për instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit nga burimi në Bujanoc në drejtim të Tërnocit. “Bëmë nënshkrimin e kontratës në mes të Komunës së Bujanocit dhe ndërmarrjes “Saba Bellça” nga Presheva. Projekti ka të bëjë me lidhjen e ujësjellësit nga burimet në Bujanoc në drejtim të fshatit Tërnoc”, tha kryetari Nagip Arifi pas nënshkrimit të kontratës, raporton Titulli. Sipas Arifit me trasenë e re të ujësjellësit ky vendbanim shqiptarë nuk do të ketë mungesë të ujit edhe gjatë muajve më të nxehtë të vitit, korrik dhe gusht. “Shpresojë se punëkryesi do ta kryejë punën sipas kontratës. Nga dita e caktimit të mbikëqyrësit afati për kryerjen e këtij projekti është 50 ditë pune. Nëse na lejon moti punimet do të fillojnë në muajin mars dhe do të përfundojnë në fund të prillit”, është shprehur drejtuesi i Komunës së Bujanocit. Për këtë projekt do të nevojitet hapja edhe e një pusi i cili do të ndihmohet edhe me mjetet e programit PROGRES, kurse të gjitha shpenzimet tjera me një vlerë prej 10 milionë dinarëve, pa tvsh dhe mbikëqyrësin, do të financohen nga buxheti i Komunës së Bujanocit. “Është një ditë shumë e madhe për shfrytëzuesit e ujit të pijshëm të fshatit Tërnoc, sepse jemi dëshmitarë që 4-5 vitet e fundit me të vërtetë ka pas peripeci shumë të mëdha për ti furnizuar këta banor”, është shprehur drejtori i “Komunalisë”, Ragmi Ramizi. Në planin e punës të kësaj ndërmarrje publike është hapja edhe një pusi në qendrën distribuuese në Lluçan që përveç Tërnocit dhe Lluçanit do të përfitonte edhe fshati Turi./Titulli.com/ arifi-kontrata2copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/arifi-kontrata1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Lugina të hënën në bisedime me Beogradin
Beqiri: Të kthehet lapidari në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration