Lugina të hënën në bisedime me Beogradin
Lokale

Lugina të hënën në bisedime me Beogradin

20.Feb.2013 20:50
0
[caption id="attachment_59022" align="alignleft" width="300"]Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së[/caption] Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të hënën do të nisin bisedimet me Beogradin për zgjidhjen e problemeve në këtë rajon. “Subjektet politike shqiptare kanë përgatitur dhe nënshkruar një platformë për bisedime me Beogradin”, ka thënë shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Ragmi Mustafa. Gjatë qëndrimit në TV Aldi në Preshevë, Mustafa ka thënë se këto bisedime do të fillojnë të hënën (25 shkurt) si masë e domosdoshme që duhet të ndërmerret për tejkalimin e krizës që është në Luginë të Preshevës. Mustafa duke komentuar koalicioni qeverisës në Bujanoc ka thënë se PVD nuk është kundër koalicionit me serbët, por është kundër formimit të shumicës me këshilltarët serb që do të përcaktonin fatin e shqiptarëve në Bujanoc. “Zvogëlimit të numrit të shqiptarëve në Bujanoc deri në vitin 2002, situata e tanishme mund ti japë një shtytje tjetër për të cilën po frikojmë që këtë komunë mund ta bjerë në situatën e Medvegjës”, ka thënë shefi i grupit të këshilltarëve të PVD-së Ragmi Mustafa, duke e akuzuar pushtetin e tanishëm “si një pushtet të rrenës”./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Presheve-konferenca.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Nxënësit: E bëmë për t’u argëtuar se shumë monotoni (video)
Tërnoci me ujë edhe gjatë temperaturave 40 gradë celsius
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration