Lokale
Preshevarët zemërgjerë, duan ta shërojnë Tanën (video)
I plotësuar (e shtunë -14 shtator)
Preshevarët nuk njohin krizë ekonomike kur vie në pyetje shëndeti i një vajze siç është Tana Sabedini. Ata këtë e treguan edhe sot duke iu përgjigjur aksionit për të grumbulluar mjetet e nevojshme për shërimin e vogëlushes nga Presheva Tana Sabedini.
Zyra për të Rinj së bashku me nxënësit të shtunën kanë arritur të grumbullojnë ndihma në të holla falë solidaritetit të preshevarëve.
“Në ditën e dytë të aksionit që u zhvillua në dy pikat e tregut të qytetit është mbledhur një shumë e konsiderueshme e të hollave”, i ka thënë Titullit Agon Ajeti, kryetar i Zyrës për të Rinj në Preshevë.
Sipas tij, ndihmën e tyre sot e kanë dhënë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në këtë qytet.
Aksioni i sotëm rezultoi me grumbullimin e kësaj shume:
286.540.00 RSD
1861.40 Euro
230.00 CHF
500.00 MKD
http://youtu.be/yEJNZXLnsaI
**************************************************************************************************************************************
(e premte-13 shtator)
Zyra për të Rinj në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë në Preshevë kanë ndërmarrë aksion humanitarë për t’i ndihmuar vogëlushes Tana Sabedini e cila vuan nga sëmundja e zemrës.
Për ta bërë këtë mirësi ata sot u vendosën para dyerve të tri xhamive të Preshevës për të mbledhur të hollat e nevojshme për të ndihmuar Tanën.
Sipas kryetarit të Zyrës për të Rinj Agon Ajeti me këtë aksion të gjithë qytetarët sot janë treguar zemërgjerë duke u bashkuar në përkrahje të shërimit të Tanës.
“Shuma që kërkohet për shërimin e saj është rreth 50 mijë euro. Ne ftojmë të gjithë qytetarët që të na bashkëngjiten në këtë aksion dhe ta mbështesin në çfarëdo forme në mënyrë që t’i grumbullojmë të hollat sa më parë dhe që Tana t’i nënshtrohet operacionit duke u shëruar sa më shpejt”, u shpreh Ajeti për TV Preshevën.
Ky aksion është përkrahur edhe nga disa nxënës të shollave të komunës së Preshevës.
Ajeti paralajmëron edhe aksione tjera për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për operacionin e vogëlushes preshevare.
“Ne kemi marrë aksion edhe nëpër shkollat e Luginës, ndërsa të shtunën aksioni për të ndihmuar Tanën do të vazhdojë edhe te tregu i Preshevës”, tha Ajeti duke i bërë ftesë edhe diasporës për të përkrahur këtë aksion.
Zyra për të Rinj në Preshevë në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme te mjekësisë vetëm me aksionin e sotëm ka grumbulluar:
339.470.00 RSD
1.374.70 Euro
30.00 CHF
270.00 MKD
Tana Sabedini ka nevojë për një operacion për të cilën familja nuk mund të sigurojë mjetet e nevojshme, andaj kërkohet ndihma e njerëzve të vullnetit të mirë./Titulli.com/
Për informacione shtesë kontaktoni në email: ajeti.agon@gmail.com
http://youtu.be/EeH8rlGwLWccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/tana.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!