Lokale
SHBA pajisë bazën “Jug” në Bujanoc me sistemin “MILES”
Komandantja e gardës Nacionale nga Ohajo e SHBA-së Debora Ajsenher së bashku me ambasadorin Majkëll Kirbi kanë dorëzuar Ushtrisë së Serbisë sistemin e integruar laserik për simulim të goditjeve “MILES”
Të premten Ushtria e Serbisë ka fituar një sistem laserik për simulim të luftërave reale që shfytëzohet në shumë vende të botës.
Sistemi “MILES” do të shfrytëzohet në Qendrën për stërvitje për në misione paqësore në bazën “Jug” në Cepotin të Bujanocit, dhe do të duhej ti shërbejë Ushtrisë Serbe për të përgatitur trupat e saj që do të angazhohen në operacione paqësore, raporton Titulli.
Ministri i mbrojtjes Nebojsha Rodiq dhe ambasadori i SHBA-së në Beograd Majkëll Kirbi, sot morën pjesë në ceremoninë solemne në bazën “Jug” ku u bë pranim-dorëzimi i këtij sistemi laserik me vlerë prej 1,2 milionë dollarë, blerja e të cilës është siguruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e SHBA-së.
Rodiq pas prezantimit të punës së sistemit laserik ka thënë se sistemi i ri i stërvitjes do të rritë ndjeshëm gatishmërinë luftarake të njësive të Ushtrisë së Serbisë.
Ambasadori i SHBA-së Majkëll Kirbi me këtë rast theksoi se “Serbia me pjesëmarrje në operacionet multinacionale ka zgjedhur rrugën përmes së cilës do të jap kontributin e vet në ruajtjen e paqes në botë dhe se ka kënaqësinë që SHBA është në pozitë për ta ndihmuar Serbinë të përparojë në këtë rrugë”.
Siç është thënë gjatë kësaj ceremonie, baza “Jug” ka statusin e qendrës për trajnim të njësive për operacione multinacionale , me tendencë që deri në vitin 2015 të rritet në qendër rajonale, kurse deri në 2017-ën në qendër për trajnim të Partneritetit për paqe./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/vojska-srboje-bujanovac.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!