Të rinjtë e PD-së aksion kundër komunës në Bujanoc, “Na lini të rritemi, kthena paratë tona”
Aktivistë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë ndërmarrë aksionin politik duke vendosur transparentë me mbishkrimin "Na lini të rritemi, kthena paratë tona" para objektit të komunës së Bujanocit, shkruan Titulli.com.
“Është paraqitur vjedhja e shtesave fëmijërore dhe lehonive që ka ndodhë para disa muajve. Fatkeqësisht, numri i rasteve të lajmëruara që janë prekur nga kjo vjedhje e shekullit po rritet çdo ditë, dhe qytetarët po brengosen çdo ditë e më shumë për fëmijët e tyre”, thuhet në deklratën e PD-së.
Gjithashtu para hyrjes së objektit të komunës është vendosur shiriti me mbishkrimin tjetër "Hajnat jashtë" përmes së cilës aktivistët kanë kërkuar nga pushtetmbajtësit që t'i largojnë hajnat nga mesi i tyre, me qëllim që hajnia të eliminohet.
“Edhepse kanë kaluar muaj të tërë nga vjedhja e shtesave fëmijërore, dhe akterët e kësaj vjedhje i dijnë kryetari i komunës dhe kryeshefi i administratës, por edhe e gjithë popullata, ata si duket janë bërë imun ndaj hajnisë dhe korrupcionit, andaj edhe kanë pranuar të bashkëjetojnë me hajnat”, thuhet mes tjerash.
Kryeshefi i administratës komunale në Bujanoc është shprehur më parë se rasti për këto akuza të PD-së është duke u shqyrtuar nga organet kompetente./Titulli.com/
Lexo edhe : Aktivitet politik në Bujanoc: Shaip pse s'ka vend për doktorat shqiptar?
Aktivistë të Partisë Demokratike vendosin lule në rrugët me gropa të qytetit në Bujanoc
PD me aksion sinjalizues kundër qeverisjes në Bujanoc
copy(/home/titulli/public_html/images/image/d-aksioni.jpg): failed to open stream: No such file or directory