Talenti nga Lugina pjesë e kombëtares zvicerane (Foto)
Lokale

Talenti nga Lugina pjesë e kombëtares zvicerane (Foto)

01.Jan.2015 21:21
0
Edhe një talent shqiptar po tërheqë vëmendjen e publikut me lojën e tij që po tregon në sportin e futbollit. Arlind Amidi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit po shkëlqen në fushën e blertë, ndërsa tani interesim për këtë sportist ka shprehur edhe kombëtarja zvicerane për të rinj.

Vetëm 17 vjeçar, ai ka bërë tifozët për vete duke luajtur për klubin FC St.Gallen U18, derisa karriera e tij është në ngritje, ai si qëllim vetes ia ka vënë që një ditë të luajë në Ligën e parë gjermane (Bundesliga) dhe kombëtaren zvicerane.

“Synimi im fillestar është të luajë në Ligën e parë të Zvicrës ndërsa ëndrra do të më realizohet kur të vesh fanellën e ndonjë klubi të madh në Bundesliga si dhe kombëtaren zvicerane”, i tha sot portalit Titulli, Arlind Amidi, i cili këto ditë me familje po qëndron për pushime në vendlindje.

Loja e tij e mirë ka ngjallur interesim edhe të kombëtares zvicerane U18, pjesë e së cilës Amidi është bërë që nga pranvera e këtij viti.

“Tani jam duke i zhvilluar stërvitjet me kombëtaren U18, pritet që brenda vitit 2015 të zhvillojë edhe ndeshjen e parë zyrtare me këtë kombëtare”, u shpreh Arlind Amidi.

“Me futboll kam filluar që nga mosha 7 vjeçare (në vitin 2004) për klubin FC Teufen, 10 vjeçar kam luajt në kantonin Appenzell në të cilin luanin lojtarët më të mirë. Në moshën 13 vjeçare kam marrë ftesë nga FC St. Gallen për të luajtur për grupmoshat U14, ndërsa tani mbrojë ngjyrat e këtij klubi në U17”, tha mes tjerash talenti Amidi.

Ky futbollist që premton shumë luan në pozitën e majtë mbrojtës-mesfushor, ndërsa klubi i tij FC St.Gallen garon në Ligën e parë të Zvicrës (Super League).

17 vjeçari ishte pjesë edhe e turneut “Bu Cup 2014”, ku pati një paraqitje të shkëlqyeshme.

Arlind Amidi është nga Tërnoci, ndërsa për shumë vite me familje jetojnë në Zvicër, kantonin Appenzell./Titulli.com/

Arifi nuk mban konferencë vjetore, viti 2014 me premtime të pambajtura!
Gjyshja nga Medvegja festoi 109 vjetorin e lindjes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration