Arifi nuk mban konferencë vjetore, viti 2014 me premtime të pambajtura!
Lokale

Arifi nuk mban konferencë vjetore, viti 2014 me premtime të pambajtura!

31.Dec.2014 21:12
0

E pritem deri në ditën e fundit, por nuk ftoi mediat ashtu siç pat bërë një vit më parë, kur paralajmëroi se konferencën vjetore do ta bëjë tradicionale.

Se Komuna Bujanocit këtë vit nuk i është përmbajtur premtimeve të dhëna tregojnë punët në terren, të filluar me muaj më parë e që tash vetëm se ishin dashtë të harrohen, e më e keqja disa as që kanë filluar, edhe pse kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi kishte deklaruar se këtë vit do të duheshin të fillonin.

Ndërtimi i sheshit Karagjorgje Petroviq i filluar me vonesë, e që në 2014-n nuk përfundoi, edhe pse ishte thënë se ajo do të bëhet, është vetëm një projekt që nuk i qëndroi në fjalë kryetarit Arifi.

Ai pat premtuar edhe rreth-rrotullimin në hyrje të Bujanocit, mirëpo as këtë nuk arriti ta fillojë, duke e shtyrë për vitin që po hyjmë.

Projekti i shumëpërfolur për studentët në këtë qytet, herë objekt fakulteti e herë universiteti, edhe pse u tha se gjatë muajit dhjetor do të fillojë,  edhe mëtej hapësira e paraparë për ndërtim përballë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, përveç asfaltit të mbuluar me borë, nuk ka asgjë.

Për qytetarët e Bujanocit ky është një vit u humbur, një vit që jo se nxiti zhvillim ekonomik, por i ktheu prapa, me disa të përjashtuar nga puna e me mijëra qytetarë që vazhdojnë të presin në Entin për Punësim.

Kryetari Arifi në këtë fundvit nuk doli para gazetarëve, që të jap llogari para atyre që e kanë zgjedhur, një traditë kjo e drejtuesve të institucioneve.

Konferencën vjetore e anashkaloi, përderisa vitin 2013 e mbajti një të tillë, por si duket përvoja nga viti i kaluar, ku u shtruan pyetje më pak të pëlqyera, këtë vit shtrëngoi të parin e komunës të përzgjedhë vetëm daljen në intervista “përshëndetje dhe urime”.

Sipas paralajmërimeve, Komuna e Bujanocit vitin 2015, përveç projekteve që nuk janë realizuar apo përfunduar në vitin që po e lëmë, e që pritet të përfundojnë në vitin e ri, shpresë për zhvillime të reja nuk ka, aq më shumë kur kemi njoftime për lëshime të reja nga puna.

Shpresat e qytetarëve në udhëheqësinë e Bujanocit në 2014-n janë zbehur dukshëm. Ndryshime në zhvillim, jo vetëm në infrastrukturë por edhe në hapjen e vendeve të re të punës, mbetet interesi kryesorë i qytetarëve të kësaj komune.

Andaj, stafi i mediumit Titulli.com të gjithë qytetarëve dhe lexuesve të saj të rregullt i dëshiron një vit të ri të mbarë, me shëndet dhe avancim të të drejtave të tyre.

Udhëheqësia lokale në vitin 2015 të jetë më vigjilente dhe të përmbushë premtimet e dhëna qytetarëve, kështu do të mund të kemi një përmirësim të situatës në rajon, që për momentin është pak shpresëdhënëse.

Editorial i portalit informativ Titulli.com

Halimi: Pushtetet lokale, me heshtje po mundësojnë pastrimin etnik në Luginë
Talenti nga Lugina pjesë e kombëtares zvicerane (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration