Taksat nxisin debat, Kuvendi merr vendimin
Lokale

Taksat nxisin debat, Kuvendi merr vendimin

29.Nov.2013 19:01
0
Seanca e dhjetë e Kuvendit Komunal të Bujanocit ka filluar me debate derisa është përmbyllë me aprovimin e të gjitha pikave të rendit të ditës. Kjo seancë, ende pa u aprovuar rendi i ditës fillo me debate, ku këshilltarët e opozitës akuzuan pushtetin për mos marrjen e masave mbi hetimet e vdekjes së Reshat Bajramit në burgun e qarkut në Vranjë. Këtë debat e hapi këshilltari nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) Nagip Aliu, i cili mori përgjigjen e kryekuvendarit Jonuz Musliu, që mes tjerash theksoi se e kanë gjykuar këtë rast dhe se pikërisht për rastin në fjalë kanë ndërprerë edhe bisedimet me Beogradin. Pas aprovimit të rendit të ditës dhe hapjes së diskutimeve për pikën e parë, këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Rafet Xhelili propozoi uljen e taksave komunale për vitin e ardhshëm për 50 për qind, raporton Titulli. Ky propozim nxiti debate tjera ku njëra palë mbronte propozimin derisa tjetra ishte kundër. Për opozitën taksat e tanishme janë të larta dhe kërkojnë uljen e tyre, kurse këshilltarët e pozitës vlerësojnë se të njëjtat taksa janë që tre vite dhe një ulje e tillë nuk është kërkuar më herët. Këshilltari nga radhët e Partisë Demokratike (PD) Ahmet Beqiri ishte kategorik kundër propozimit për ulje të taksave ndaj lojërave të fatit. “Edhe bastoreve po kërkoni me ia ulë taksat për 50 për qind, klubeve të natës ku shkojnë të rinjtë dhe harxhojnë të holla. Po ta kishit bërë një dallim për tatimin në pronat e shtëpive ndoshta do të kishte qenë e pranueshme, por me kërku me i zvoglu taksat për bastoret, bankat, të cilat janë shumë profitabile, ose shtëpive për sigurim të makinave është e papranueshme. Këto kompani vjelin paret e qytetarëve këtu”, u shpreh Beqiri. Pas diskutimeve që zgjatën me orë në fund u hap votimi për propozimin e këshilltarit Rafet Xhelili i cili nuk mori votat e 26 këshilltarëve, ndërsa vetëm 6-të ishin pro këtij propozimi. Me aprovimin e kësaj pike sipas propozim vendimit të Kuvendit Komunal, këshilltarët opozitar lëshuar seancën, derisa punimet janë vazhduar nga shumica e këshilltarëve. Në këtë seancë të dhjetë me radhë u aprovuan edhe shtatë pikat tjera të cilat ishin në rend dite./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/Kuvendi-Komunal-Bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Qeveria e Serbisë, liderëve të Luginës: Nuk do të biem në këto provokime
Turqia në këmbë për të shëruar Tanën nga Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration