Qeveria e Serbisë, liderëve të Luginës: Nuk do të biem në këto provokime
Lokale

Qeveria e Serbisë, liderëve të Luginës: Nuk do të biem në këto provokime

29.Nov.2013 23:45
0
Qeveria e Republikës së Serbisë ka pranuar dokumentin me kërkesat e liderëve politik shqiptar të Luginës dhe do të përgjigjet në një kohë adekuate. “Në letër nuk janë shfaqur detajet e reja andaj që nuk mund të komentojmë mënyrën se si liderët shqiptar komunikojnë me autoritetet shtetërore dhe me krerët më të lartë të tyre. Të gjitha kërkesat e liderëve shqiptar ndodhen në raportin e qeverisë prej shtatë pikave i cili është miratuar më 4 qershor të këtij viti dhe me këtë akt qeveria është garantuese se lidhur me të do të bisedohet duke u respektuar para së gjithash, dhe në veçanti kushtetuta, ligjet, konventat ndërkombëtare as më pak e as më shumë”, kështu fillon deklarata e shkruar e kryetarit të Trupit Koordinues (TK) Zoran Stankoviq, duke iu përgjigjur letrës së liderëve politik shqiptar të Luginës, transmeton Titulli. Stankoviq i bënë ftesë përfaqësuesve shqiptar që t’i vazhdojnë bisedimet në mënyrë që qytetarët mos të vuajnë dhe që mos të humbet koha e ardhshme. “Jemi të sigurt se ata e njohin shumë mirë rregullimin shoqëror të këtij shteti dhe se qeveria deri në fund është për bashkëpunim dhe është e durueshme. Mendojmë se këtë besim nuk duhet ta vejmë në bast. Ne në Qeverinë e Serbisë jemi rrënjësisht të përcaktuar në rrugën e respektimit të kushtetutës, ligjeve dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare”, thotë Stankoviq. Zyrtari i Qeverisë së Serbisë dhe njëherit kryetar i TK-së thotë se zgjidhjet nuk gjinden në qasje selektive me aprovimin e kërkesave të njërës palë duke mos  respektuar mundësit dhe kufizimet e palës tjetër. “Liderët politik shqiptar të këtyre komunave duhet ta kenë të qartë se ligjet nuk është e mundur të aplikohen në mënyrë selektive sepse në këtë mënyrë degradohet sistemi ligjor i cili sjell pasoja serioze për të gjithë ne”. [caption id="attachment_91475" align="aligncenter" width="620"]Liderët e Luginës në takimin me zv. kryeministrin e parë. Aleksandar Vuciq Liderët e Luginës në takimin me zv. kryeministrin e parë. Aleksandar Vuciq[/caption] “Është qëllim i mirë dhe dëshirë e jona që të zgjidhen problemet e kësaj pakice kombëtare por mendojmë se edhe ana tjetër duhet të tregojë se sa është përgjegjëse para shtetit i cili po jep mundin në zgjidhjen e problemeve të cilët vet liderët shqiptar para nesh i kanë paraqitur si prioritete. Qytetarët e këtyre komunave duhet ta dinë se Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë është duke u përpjekur për ta, ndërsa besojë se liderët shqiptar e dinë se krerët e qeverisë por edhe unë nuk do të biem në këto provokime”, deklaroi Stankoviq. Sipas tij, nëse interesi i ndokujt i tejkalon interesat e njerëzve në këto komuna, atëherë duhet të merret përgjegjësi dhe të jetë i vetëdijshëm për faktin se sistemi juridik i këtij shteti do t’i sanksionojë këto sjellje. Stankoviq problemin e shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë e sheh si çështje të brendshme të Serbisë dhe sic thotë ai të gjitha zgjidhjet gjenden në Kushtetutë, ligje dhe konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat vetëm që duhet respektuar. “Edhe njëherë i thërrasim liderët politikë shqiptarë që të vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e problemeve të qyteteve në këto tre komuna. Nga ne edhe tani e kanë dorën e zgjatur”, përfundon deklaratën kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/lideret-daciq.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Maloku: Lajmi më i mirë nga Lugina, lirimi i të burgosurve shqiptar
Taksat nxisin debat, Kuvendi merr vendimin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration