Lokale
Takimi Luginë-Beograd zhvillohet sot
Në Bujanoc sot pas dyerve të mbyllura do të bisedojnë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe liderët e partive politike shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva.
Takimi do të mbahet në zyrën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), ndërsa "arbitër" i këtij takimi do të jetë shefi i kësaj zyre ndërkombëtare Erik Manton, transmeton Titulli.
Siç ka mësuar B92, në një mënyrë ky do të jetë një ndër ato takimet e mëdha që janë mbajt në Luginë, pas së cilit pritet që të ulen tensionet dhe të arrihet një tolerancë reciproke e pranueshme ndërmjet përfaqësuesve politikë të bashkësisë etnike shqiptar dhe përfaqësuesve të institucioneve serbe.
Si takimi poashtu edhe përgatitjet për të janë bërë larg syrit të publikut. Sipas burimit të B92, iniciativa për një takim të tillë ka qenë e kryetarit të Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, i cili që nga emërimi në këtë post më 2 nëntor të vitit të kaluar, me lider shqiptarë të Luginës ka arrit të krijojnë një farë dialogu.
Sot në mesditë, përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës, shtetit serb, me ndërmjetësim të Zoran Stankoviqit, do ti dorëzojnë një listë me çështje që kërkojnë zgjidhje.
Liderët politik shqiptarë kanë formuluar një dokument me nëntë pika përmes të cilave kërkojnë zgjidhje si nga Beogradi poashtu edhe nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtarë.
Sipas burimit të mësipërm në këtë listë kërkohen të drejtat dhe liritë kolektive, përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip, simbolet kombëtare, kthimi i të shpërngulurve, arsimi, integrimi i shqiptarëve në institucionet e sistemit, kështu deri tek gjendja katastrofave dhe gjendjes së keqe ekonomike në këto komuna.
Për të gjitha këto pyetje sot hapet dialogu. Se çfarë metodologjie do të përdorin palët, në cilin nivel do të bisedohet, sa do të zgjasë dialogu, këto janë pyetjet të cilat sot në Bujanoc do të marrin përgjigje./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/osbe-takimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!