Lokale
Hiqet flamuri kombëtar nga godina e KKSH-së
Persona të panjohur kanë hequr flamurin Kuq e Zi nga godina e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc.
KKSH reagon ashpër dhe shpreh shqetësimin për heqjen e flamurit kombëtarë nga ballkoni i godinës së këtij institucioni në natën mes 23 dhe 24 shkurtit të këtij viti, nga autorë të panjohur.
KKSH konsideron këtë si një akt qyqar dhe drejtpërdrejt sulm në identitetin e shqiptarëve të Luginën e Preshevës, si dhe mohimin e të drejtës për të u identifikuar publikisht.
“Veprimet e tilla, ashpërsojnë dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike në Luginën e Preshevës, për më tepër, nëse kryesit e kësaj veprave që dhunon identitetin e këtij institucioni, nuk ndëshkohen janë në funksion të trysnisë dhe presionit në mohimin e identitetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, thuhet në reagimin e KKSH-së, transmeton Titulli.
Këshilli Kombëtar Shqiptar tashmë ka njoftuar organet e rendit me ç’rast kërkon hetimin dhe zbardhjen e rastit në fjalë dhe të autorëve të kësaj vepre qyqare.
Flamuri kombëtar shqiptar në ballkonin e KKSH-së ishte vendosë që nga festimi i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Heqja e flamurit nga persona të panjohur ndodhë në momentin kur pritet të fillojnë bisedimet mes shqiptarëve të Luginës dhe Beogradit, ndërsa njëra ndër kërkesat e palës shqiptare do të jetë edhe përdorimi i simboleve kombëtare./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/KKSH2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!