Tahiri: Kosova e ka detyrim politik kujdesin për shqiptarët e Luginës
Lokale

Tahiri: Kosova e ka detyrim politik kujdesin për shqiptarët e Luginës

20.Jun.2019 15:26
0

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të shkollës fillore në fshatin Samolicë të kësaj komune. Punimet në këtë shkollë janë kryer me mjete të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Tahiri ka theksuar se një ndër vizitat e para pas marrjes së mandatit, e kishte bërë në këtë komunë, për të ndihmuar në projektet që drejtpërdrejt ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të kësaj ane.

“Me anë të asaj vizite kam pasur për qëllim që ta vendosi një standard të ri në politikën e Qeverisë së Kosovës, ku kontributi dhe angazhimi për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e banorëve shqiptarë të Luginës të jetë një interes madhor dhe detyrim politik primar i institucioneve të Kosovës” ka thënë ai.

Ministri Tahiri ka potencuar se çdo investim në Luginë të Preshevës në fushën e arsimit është investim në zhvillimin e këtij rajoni, dhe se Kosova e ka obligim që të jetë sa më aktive në këtë drejtim.

“E drejta për shkollim dhe arsim është një e drejtë fundamentale demokratike njerëzore. Mirëpo, kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet nëse mungojnë kushtet bazike. Ajo shndërrohet vetëm në një të drejtë formale pa përmbajtje” ka theksuar ministri Tahiri.

Nga ana e tij, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka potencuar se kjo iniciativë i ka hapur rrugë shumë bashkëpunimeve tjera me Qeverinë e Kosovës.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ahiri-kamberi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
KKSH shkresë “Putevi Srbije” kundër diskriminimit në punësimin e shqiptarëve në pagesat rrugore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration