KKSH shkresë “Putevi Srbije” kundër diskriminimit në punësimin e shqiptarëve në pagesat rrugore
Lokale

KKSH shkresë “Putevi Srbije” kundër diskriminimit në punësimin e shqiptarëve në pagesat rrugore

20.Jun.2019 14:30
0

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), duke marr shkas nga vendimi i ndërmarrjes publike “PuteviSrbija” , për pranimin në marrëdhënie pune të kuadrit të ri në pikat e pagesave rrugore hyrëse dhe dalëse në autostradën E75 (korridori 10) , konkretisht në Preshevë dhe Bujanoc, ka kundërshtuar këtë vendim. 

Me këtë rast iu ka drejtuar me një shkresë Ministrisë së Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës dhe Ndërmarrjes Publike “Putevi Srbije”. 

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të anulohet vendimi duke konsideruar se  nuk reflekton përbërjen e popullsisë të komunës së Preshevës dhe Bujanocit, bazuar në ligjin mbi mbrojtën e të drejtave të pakicave kombëtare.      

KKSH  është  i indinjuar me qasjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore të cilat po neglizhojnë ligjet në fuqi. 

“Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës po vazhdojnë të trajtohen si qytetar të dorës së dytë nga institucionet e shtetit”, thuhet letrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/resheve-rampa.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Tahiri: Kosova e ka detyrim politik kujdesin për shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration