Lokale
Ta mbrojmë monumentin së bashku
Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, me shqetësim është duke i përcjell zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, të cilat kanë marrë përmasat e një kërcënimi serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Provokimet e kreut shtetëror të Beogradit për rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ka nxitur reagimet e shqiptarëve jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe të institucioneve më të larta në Shqipëri e Kosovë.
Reagimet shqiptare për ta mbrojtur monumentin e lirisë, janë një zë i fuqishëm i unitetit shqiptar, por edhe një mbështetje morale për spektrin politik dhe institucional në Luginën e Preshevës për të vepruar si një trup i vetëm.
"Pushteti aktual i Beogradit, kërkon me forcë rrënimin e lapidarit të UÇPMB-së në qendër të Preshevës, ndërsa lejon ngritjen e një lapidari në Bujanoc për forcat e sigurimit serb të ish Millosheviqit, të rënë gjatë proceseve luftarake në Luginë. Këto provokime nga më të rënda, që nga përfundimi i luftës në këtë rajon, kanë zënë në gjumë faktorët ndërkombëtarë, të cilët ishin pjesë e dialogut për arritjen e marrëveshjes paqësore në Luginë dhe të disa individëve, mjerisht, shqiptarë, të cilët për interesa të ngushta pushtetare shantazhojnë kërkesat legjitime të popullit shqiptar, në trojet e veta etnike", shkruan në reagimin e LPD-së.
LPD kërkon urgjentisht mbajtjen e një seancat të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri i këshilltarëve shqiptarë, në instancat më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, për të gjitha ato padrejtësi, të cilat po i ushtron Beogradi zyrtar, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, u tha mes tjerash në mbledhjen e kryesisë LPD-së, të udhëhequr nga kryetari i saj Jonuz Musliu./Titulli.com/
___________________________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/pllaka-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!