Lokale
Lugina nuk dëshiron dhunë
Pavarësisht tensioneve në Serbinë jugore për një monument që u ngrit në nëntor nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës (UÇPBM), kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se shqiptarët nuk duan konflikt.
Kryeministri serb, Ivica Dacic, tha se monumenti do të hiqet para rinisjes së dialogut Beograd – Prishtinë, më 17 janar.
"Nëse ata nuk e bëjnë, ne do ta largojmë me forcë", ka thënë Dacic.
"Ne nuk do të përgjigjemi me dhunë", tha Mustafa për SETimes.
UÇPBM arriti një marrëveshje me qeverinë e re demokratike në Serbi, pasi përfundoi regjimi i Slobodan Milosevicit.
Zoran Stankovic, president i organit të koordinimit të qeverisë për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, tha se monumenti u ngrit pa lejen e nevojshme të qeverisë që lëshohet nga Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Nish, dhe se ky fakt duhet të merret parasysh.
"Gjatë dy dekadave të fundit, serbët dhe shqiptarët kanë mësuar se nga dhuna nuk përfiton asnjë, dhe unë shpresoj se ne do ta kapërcejmë problemin rreth monumentit në mënyrë paqësore dhe të civilizuar", tha ai për SETimes.
Në internet, disa në Serbi dallojnë në mendimet e tyre.
"Si mund ta pranojë dikush në mënyrë kaq të lehtë fjalën luftë! Ju mund të doni një luftë ku dikush tjetër të vdesë për ju, dhe ju manifestoni patriotizmin tuaj nëpërmjet tastierës në dhomën tuaj të ngrohtë, duke pirë një kafe të nxehtë! Çdo gjë duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore, nuk ka më luftë...", tha Danilo.
Mythbuster argumentoi se mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë çështje është që të ndjekim ligjin, në vend që të merremi me retorikë nacionaliste. "Ky (problem) duhet të zgjidhet me gjakftohtësi, si kanë thënë disa tashmë, sepse ky është një monument i ngritur në mënyrë të paligjshme".
"Pse jeni shqetësuar z. Dacic, kur ju nuk jetoni në Preshevë, as keni në plan të jetoni atje? Çfarë ju intereson se çfarë lloj monumentesh ngrihen, për shembull, në Kozarevë? Jeto dhe lëri njerëzit të jetojnë!" tha Milivoje Radakovic.
Dragan argumentoi se politikanët duhet të jenë të kujdesshëm në dhënien e deklaratave që lënë pak hapësirë për manovrim.
"Dacic, ju hodhët dorashkën, po tani"?
Kosova do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në vendet e ish-Jugosllavisë, tha kryeministri Hashim Thaçi në një mesazh për Dacicin.
"[Nëse ai] shkel të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, ai do të duhet të përballet me të gjithë shqiptarët që jetojnë në rajon", tha Thaçi.
Blogerët e Kosovës kanë reaguar negativisht ndaj deklaratave të Dacic për përdorimin e mundshëm të forcës, por treguan gjithashtu skepticizëm në lidhje me deklaratat e Thaçit.
Disa, si Xhaviti, dyshojnë se retorika i shërben vetë politikanëve, ndërsa të tjerë, si Xhaferi, mbështesin Thaçin.
"Deklarata e Thaçit është e mirë, sepse të gjithë duhet ta kenë të qartë se mund të nxirren paralelizma për të njëjtat probleme në pjesën veriore të Kosovës, ku serbët lokalë të mbështetur nga Serbia të shkaktojnë probleme", tha Xhavit.
Por, Xhaferi argumentoi se Thaçi është duke negociuar me të njëjtin Dacici cili lëshoi deklaratat mbi Preshevën.
"Si do të jetë në gjendje Hashim Thaçi të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, kur ai nuk është në gjendje as të mbrojë territorin e vet?" pyeti ai. /Titulli.com/
_________________________________________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/presheva.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!