Studentë nga Bujanoci do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës
Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se disa student nga komuna e Bujanocit Nga muaji nëntor do të fillojnë praktikën profesionale në këtë ministri.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook:
Që nga fillimi i muajit nëntor krejt këta studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, që vijnë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë.
Kjo është vetëm njëra nga përmbushjet e zotimeve tona për mbështetjen e bashkëkombësve tanë që jetojnë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/elimi-bujanoc-studetet.jpg): failed to open stream: No such file or directory