Komuna e Bujanocit fillon punët publike për hartimin e buxhetit 2021
Lokale

Komuna e Bujanocit fillon punët publike për hartimin e buxhetit 2021

26.Oct.2020 12:40
0

 

Komuna e Bujanocit ka filluar përgatitjet për hartimin e buxhetit për vitin 2021.

Sipas postimit në faqen e zyrtare të komunës në facebook thuhet se takimi i parë po zhvillohet me kryetarët e bashkësive lokale, ndërsa ditëve në vijim do të ketë takime edhe me drejtorë të ndërmarrjeve publike, shkollave dhe palëve tjera të interesit. 

“Kryetarëve të bashkësive lokale iu rekomandohet që të organizojnë tubime me qytetarë brenda kësaj jave, që të dëgjojnë nga afër kërkesat dhe nevojat e tyre”, thuhet në postimin e publikuar të komunës së Bujanocit në facebook. 

Në njoftimin thuhet se ky është një mekanizëm mjaft i rëndësishëm për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje. 

“Propozimet e dalura nga këto takime do të ndihmojnë të vendosen kërkesat prioritare të qytetarëve të komunës së Bujanocit”, thuhet në njoftimin e komunës./Titulli.com/

 

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/omuna-buxheti-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Studentë nga Bujanoci do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration