Stankoviq takon përfituesit e donacioneve
Lokale

Stankoviq takon përfituesit e donacioneve

08.Oct.2013 16:51
0
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, së bashku me përfaqësuesit e tri komunave, kanë zhvilluar një takim, me përfaqësuesit e bizneseve të cilët kanë përfituar donacione për vitin 2013 nga ky organ shtetëror për të zgjeruar bizneset e tyre. Dhjetë përfaqësuesit e bizneseve nga komuna e Bujanocit dhe të tetë nga komuna e Preshevës të cilët kanë përfituar donacione me vlera milionëshe nga Trupi Koordinues, në mënyrë që të zgjerojnë bizneset dhe të punësojnë të rinj, sot kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Stankoviq para tyre ka sqaruar projektin dhe së bashku kanë biseduar për mbarëvajtjen e punëve me mjetet e shfrytëzuara. Në prononcim për media Stankoviq tha se ajo që është e rëndësishme për Trupin Koordinues është se ministritë përkatëse kontrollohen këto mjete, dhe në rast se vërehet se mjetet nuk janë shfrytëzuar si duhet atëherë do të kërkohet që këto mjete të kthehen. “Ne biseduam me fituesit donacioneve, duke marrë parasysh se në herën e parë në Bujanoc i kemi ndarë 10 kompanive 26 milion dinarë kredi të subvencionuara, ndërsa në Preshevë, 21 milion dinarë tetë kompanive, ata këto mjetë i kanë marrë dhe kanë filluar me marrjen e punëtorëve të rinj dhe me blerjen e pajisjeve, e disa vetëm se kanë filluar të punojnë” është shprehur Stankoviq, raporton Titulli. “Për ne është e rëndësishme se nga ana e Ministrive përkatëse kontrollohen këto mjete. Në çdo tre muaj ekipi përgjegjës viziton këto kompani dhe kontrollon sesi janë shpenzuar mjetet a janë punësuar njerëz të rinj, a janë blerë pajisjet që i kanë paraqitur ata si të nevojshme. Më pastaj hartohet raporti, dhe në rast se mjetet nuk janë shpenzuar si duhet, atëherë do të kërkohet që këto mjete të kthehen”, thotë Stankoviq. Nga ana tjetër tre përfituesit, nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja shprehen se kanë shfrytëzuar mjetet dhe kanë punësuar nga tre të rinj. Kompania e Hajrush Sefedinit nga Bujanoci e cila merret me prodhimit e mobileve thotë se ndërmarrja e tij prej këtij donacioni është pajisur me teknika të reja dhe sa ka punësuar tre të rinj. “Euro plast” nga Presheva e cila merret me prodhimin plastikës, termofolisë dhe qeseve, ka përfituar 3 milion dinar nga ky donacion dhe ka punësuar tre të rinj. Përfaqësuesit e Trupit Koordinues sot gjithashtu kanë nënshkruar dhe katër kontrata me katër biznese të vogla nga Medvegja me vlerë prej 12 milion dinarë, mjete këto të pakthyeshme në mënyrë që të zvogëlohet papunësia dhe të nxitet zhvillmi ekonomik./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/stankoviq-donacioni-1.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Liderët e Luginës urgjentisht te Thaçi
Bujanoc: Pas 15 viteve i rikthehet punës fabrika e "Gumoplastikës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration