Bujanoc: Pas 15 viteve i rikthehet punës fabrika e "Gumoplastikës"
Lokale

Bujanoc: Pas 15 viteve i rikthehet punës fabrika e "Gumoplastikës"

08.Oct.2013 16:10
0
Falë ndihmës së ndarë nga Qeveria e Serbisë nëpërmjet Trupit Koordinues, sot ka rifilluar punimet fabrika për prodhimin e gomës dhe plastikës “Gumoplastika” Gjigantit të dikurshëm të ish Jugosllavisë i janë dashur 19.7 milionë dinarë që të riaktivizohet ndërsa në rifillimin e serishëm të punës ka kontribuar edhe administrata komunale në Bujanoc e cila ka kërkuar aktivizimin e ndërmarrjeve shoqërore. Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq gjatë qëndrimit në fabrikën e sapo aktivizuar ka thënë se për qëllim ka fillimin e punës në këtë fabrikë e cila ka 50 punëtorë, raporton Titulli. gumoplastika Ndërsa ustruesi i detyrës së drejtorit të “Gumoplastikës” Nenad Ristiq ishte i kënaqur me fillimin e punës duke shpresuar në një të ardhme të mirë për punëtorët dhe fabrikën. I kënaqur me fillimin e punës së fabrikës së gumoplastikës, koordinatori i Zyrës për Zhvillim Lokal në Bujanoc, Nexhat Behluli, deklaroi se ky është një sinjal se në komunën e Bujanocit ka filluar të bëhet zgjidhja e problemeve ekonomike, duke shtuar se ky është vetëm fillimi. “Gumoplastika” në kohët e saj të arta numëronte rreth 460 punëtor. Në riaktivizimin e saj janë angazhuar 50 punëtorë, mirëpo në një të ardhme ky numër pritet të rritet./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/gumoplastika-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Stankoviq takon përfituesit e donacioneve
Dëmtohet sinjalistika rrugore në magjistralen Preshevë-Gjilan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration