Lokale
Stankoviq: Deklaratat e Halimit të pavërteta
Deklarat e deputetit Riza Halimi rreth diskriminimit të shqiptarëve në Luginë i ka hedhur poshtë kryetari i Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Zoran Stankoviq duke nënvizuar se “është habitur se me sa lehtësi Halimi ka deklaruar të pavërteta”.
[caption id="attachment_43965" align="alignleft" width="300"] Zoran Stankoviq dhe Riza Halimi[/caption]
Halimi i cili është kryetar i Partisë për Veprim Demokratik me seli në Preshevë, më herët gjatë ditës ka kritikuar deklarimet e Stankoviqit që kishte thënë se deri në vitin e ardhshëm do të mbahen regjistrim i jashtëzakonshëm i popullatës në jug të Serbisë dhe ka kërkuar nga qeveria, në frymën e vlerave evropiane, të sigurojë një qasje serioze për zgjidhjen e problemeve të ndjeshme dhe të rënda të shqiptarëve.
Halimi thekson se Stankoviq në “mënyrë arbitrare dhe të imponuar” paralajmëron regjistrim të jashtëzakonshëm dhe se, pas takimit me 24 ambasadorët e OSBE-së në Bujanoc, ka bërë një numër të papranuar të deklaratave rreth problematikës së shqiptarëve në jug të Serbisë.
Stankoviq në prononcimin dhënë Tanjugut, ka thënë se “nuk ka koment” në deklarimet e Halimit dhe se “është habitur se me çfarë lehtësie Halimini ka deklaruar këto të pavërteta”, transmeton Titulli.
“Në këtë mënyrë u soll edhe para 24 ambasadorëve të OSBE-së, gjithashtu duke dhënë informata të pavërteta rreth diskriminimit të shqiptarëve, që më vonë, në replikën time, edhe vet është përgjigjur se mbi 55 për qind e të punësuarve në polici në Preshevë janë shqiptarë”, ka thënë Stankoviq.
Sipas fjalëve të tij, këto deklarata kontradiktore dhe konfuze hutojnë popullatën në jug të Serbisë, pasi Halimi, duke iu përmbajtur Kushtetutës së Serbisë dhe ligjeve të saj si dhe konventave ndërkombëtare në mënyrë selektive, tregon se nuk respekton përpjekjet e shtetit dhe për të gjithë atë që deri më sot ka bërë.
“Deputetit Halimi dua ti jap një këshillë: Kthejuni zgjidhjes së problemeve të qytetarëve në këtë rajon pasi që me vite rrini të ulur në karrigen e deputetit duke e pasur mundësinë e inicimit të zgjidhjes së problemeve, në vend se të tentoni të impononi disa çështje që janë në interesin tuaj personal”, ka përfunduar Stankoviq./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/stankoviq.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!