"Beogradi synon ti fshijë nga evidenca shqiptarët e Luginës"
Lokale

"Beogradi synon ti fshijë nga evidenca shqiptarët e Luginës"

15.Sep.2013 17:36
0
Kryetari i Partia për Veprim Demokratik, Riza Halimi dhe deputeti popullor nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi ka reaguar ndaj deklaratave të papranueshme, siç tha ai, të disa zyrtarëve serbë, e veçmas të kryetarit të Trupit koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, lidhur me çështjen e shqiptarëve në Serbi. “Ai (Stankoviq) krejtësisht në formë arbitrare dhe imponuese paralajmëron që vitin e ardhshëm do të organizohet regjistrimi i jashtëzakonshëm i popullatës për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës... Nëse kjo deklaratë është në përputhje me qëndrimet aktuale të qeverisë serbe, atëherë është e qartë se edhe kjo qeveri do të vazhdojë lojërat pa kufi të gjertanishme me të cilat prolongon zgjidhjen e problemeve jetësore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”. Sipas tij, kushtëzimi i zgjidhjes së problemeve jetësore të shqiptarëve me numërimin e tyre “të jashtëzakonshëm”, nuk është as në frymën e qëndrimeve të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit ët mbajtur më 2 korrik. “Stankoviq mundohet të arsyetojë diskriminimin që po zbatohet jo vetëm ndaj Këshillit Nacional të shqiptarëve, të cilit në formë drastike i janë zvogëluar mjetet financiare, por siç deklaron ai edhe ndaj komunave të pazhvilluara, sepse janë regjistruar vetëm 5.500 shqiptarë! Me këtë rast ky zyrtar qeveritar nuk përgjigjet fare në pyetjen se si ka mundur të zyrtarizohet numri i falsifikuar prej 5.500 shqiptarëve kur dihet se shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011. Njëkohësisht shtrohet pyetje tjetër: pse nuk përdoret zyrtarisht numri shqiptarëve në Serbi në bazë të vlerësimeve të Entit statistikor, njësoj sikur që ishte bërë në vitin 1991, kur gjithashtu shqiptarët e kishin bojkotuar regjistrimin?”! Për Halimin, numri prej 61.647 shqiptarëve në Serbi, sipas regjistrimit të vitit 2002, nuk ka ndryshuar dukshëm dhe ky numër nuk është zvogëluar. “Është fjala për problemin ekzistencial që po e shkakton Ministria e punëve të Brendshme të Serbisë duke i fshirë nga evidenca e vendbanimit shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të cilët gjatë luftës ishin të detyruar të largohen në Kosovë, si dhe Shqiptarët që pas luftës kanë arritur të punësohen në Kosovë... Mjerisht, në konstruksionin që po e planifikon kryetari i këtij trupi qeveritar, për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk parashihet mundësia e realizimit të të drejtave të njëjta si të serbëve të veriut të Kosovës. Pikërisht me logjikën politike të standardeve të dyfishta dhe me konceptin e realizimit selektiv të të drejtave të pakicave nacionale, po tentohet të margjinalizohet çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës me anë të zvogëlimit të dhunshëm dhe artificial të numrit real të tyre”. Halimi kërkon nga Qeveria e Republikës së Serbisë që në vend të kalkulimeve të gjertanishme të angazhohet në frymën e vlerave të proklamuara evropiane për sigurimin e qasjes serioze në zgjidhjen e problemeve të rënda dhe shumë të ndjeshme të shqiptarëve dhe të fillojë sa më shpejtë procesin e paralajmëruar në bazë të Platformës që e kanë përfaqësuesit legjitim shqiptarë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/riza-halimi-600px.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Stankoviq: Deklaratat e Halimit të pavërteta
"Të hiqet taksa dhe tu kërkohet falje shqiptarëve të Luginës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration