Spektri: Bujanoci hapur drejt keqpërdorimit të parasë publike  ?!
Lokale

Spektri: Bujanoci hapur drejt keqpërdorimit të parasë publike ?!

03.Dec.2015 22:50
0
Televizioni Spektri kritikon qëndrimin e kreut të Kuvendit Komunal të Bujanocit i cili ka paraparë që në seancën e radhës të këtij organi, të datës 8 dhjetor, të shtrojë në rend dite edhe kërkesën për ndarjen e mjeteve materiale për Ndërmarrjen Publike në shuarje e sipër " Radio Bujanoci ", me qëllim të përcjelljes së punimeve të këtij institucioni legjislativ.

Kreu i KK-së  duhet  ta dijë se një veprim  i tillë është krejtësisht i jashtëligjshëm dhe se pikën përkatëse medoemos duhet ta heq nga rendi i ditës ngase ajo bie ndesh me Ligjin për Privatizimin e Mediave por edhe me Ligjet tjera që përcaktojnë menaxhimin e parasë  publike.

Ndryshimi i Ligjit për Privatizimin e Mediave, i miratuar nga Parlamenti i Serbisë, thotë taksativisht se asnjë medium i cili për themelues ka strukturat e administrimit lokal apo shtetëror ( me përjashtim të transmetuesit publik ) nga data 31.10.2015 nuk guxon të financohet, në një apo mënyrë tjetër, nga fondet publike. Meqë për momentin “ Radio Bujanoci “ është në pritje të Vendimit nga Agjencioni Republikan për Privatizim për mënyrat e shëprndarjes së aksioneve pa pagesë, sikurse edhe 22 mediume tjera në Serbi, çdo tentativë e derdhjes së mjeteve në mënyra direkte apo indirekte do të paraqiste shkelje edhe më flagrante.

Poqëse kreu i kuvendit insiston që kjo pikë të futet në rend dite, i bëjmë thirje Grupeve të Këshilltarëve që assesi të mos pranojnë një gjë të tillë dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës të keqëpërdorimeve.

Pa dashur të hyjmë në prapavijën politike, TV Spektri shfaq dyshimin se me derdhjen e mjeteve në mënyrë ilegale po tentohet të financohet një ndërmarrje që është në “ status quo “.

Vet kërkesa për mjete materiale e cila figuron si pikë e rendit të ditës, me theks për muajt nëntor dhe dhjetor është qartazi manipulative. Shtrohet pyetja, si guxon një organ legjislativ të ndajë mjete për diçka në mënyrë retroaktive.

Në vend të kësaj, Kuvendi Komunal i Bujanocit është dashur të shpall ofertimin e hapur për përcjelljen e punimeve, edhe atë vetëm për ndërmarrjet me status juridik të zgjidhur, duke zgjedhur kështu ofertuesin më të mirë.

Lidhur me pikën e sipërpërmendur të seancës së radhës të KK- të Bujanocit, TV Spektri ka njoftuar sot organizatat mediale në vend, duke shpresuar se komuna e Bujanocit nuk do ta ndjek rrugën e Preshevës, e cila ditë më parë në mënyrë krjetësiht të jashtligjshme solli vendim për ndarjen e një shume enorme mjetesh për një medium i cili nuk ka të zgjidhur statusin juridik.

Nëse eventualisht Kuvendi Komunal i Bujanocit hesht përpara këtyre veprimve, atëherë medium ynë do të njoftojë ministrinë për informim dhe atë të financave dhe do të paraqesë aktpadi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj individëve me poste përkatëse.

Një gjë e këtillë me elemente  juridike dhe finaciare do të sillte pasoja të pariparueshme për komunën e Bujanocit , duke pasur parasysh se vetëm kemi hyrë në periudhën kur sillen vendimet për shumën e mjetetve  të transferit nga ai republikan në ate lokal.

S’do mend se edhe ish-punëtorët e “ Radio Bujanocit “ të cilët kanë marrë programin social me plot të drejtë mund të padisin themeluesin për mashtrim, ngase “ duke pastruar terrenin “ dhe duke gjetur rrugë ilegale të financimit ka dashur të menaxhoj me medium jashta suazave ligjore.

Me këtë rast, TV Spekti potencon se nuk ka asgjë kundër “ Radio Bujanocit “ dhe stafit të tij, por përkundrazi angazhohet për pluralizëm medial me kushte të barabarta të tregut e në radhë të parë me statuse të definuara juridike dhe plotësisht transparente.

Bujanoc, 3 dhjetor

Redaksia e TV Spektri

 

RTV "Aldi" shënon 9 vjetorin e punës në Luginë (video)
Arifi: Punët e mira vijnë ngadalë, secili të mendojë për zhvillimin ekonomik (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration