Sondazhi: Epërsi e vogël, Shqiprim Arifi të jap dorëheqje për mos hapjen e kufirit Llojan-Miratoc (rezultati)
Në sondazhin e realizuar përmes faqes zyrtare të Portalit Informativ-TITULLI në facebook pjesëmarrësit kanë votuar me një epërsi të vogël për dorëheqjen e Shqiprim Arifit nga posti i kryetarit të komunës së Preshevës për shkak të mos hapjes së kufirit të LLojan-Miratoc.
Sondazhi ishte realizuar pas deklaratave të kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të cilët shuan shpresat e banorëve të Llojanit dhe Miratocës për hapjen e paralajmëruar të kufirit që lidh të dy vendet.
Këto deklarata u bënë në konferencën e përbashkët më 26 gusht pas promovimit të pikës së përbashkët kufitare Tabanoc-Preshevë.
Në sondazh morën pjesë 430 votues ndërsa pro dorëheqjes votuan 231 (54 %) ndërsa kundër dorëheqjes ishin 199 votues (46 %).
Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës në zgjedhjet lokale të vitit 2017 patë dhënë premtimin për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc edhe më këtë ka fituar mbështetje të banorëve të komunës për zgjedhjet lokale që e nxorën fitues të fortë në zgjedhje./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hqiprim-arifi-komuna.jpg): failed to open stream: No such file or directory