Sinani takim me Selën: Problemet e Luginës do të jenë pjesë e agjendës së qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Lokale

Sinani takim me Selën: Problemet e Luginës do të jenë pjesë e agjendës së qeverisë së Maqedonisë së Veriut

13.Feb.2020 22:10
0

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani së bashku me një delegacion edhe nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar takuan kryetarin e  Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Ziadin Sela si dhe nënkryetarin Elmi Aziri.

“Bashkëbiseduam për rrjedhat demokratike ndër shqiptare si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Luginën e Preshevës, për nevojën e një komunikimi më intenziv.Theksova se përpjektjet tona të përbashkëta do të rezultojnë me përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në të dy anët”, ka shkruar Sinani.

Kryetarin Sela e njoftoi për fenomenin e tendencave të spastrimit etnik me të cilin Serbia për të ulur numrin e popullsisë shqiptare po bën fshirjen nga librat amë të shqiptarëve të Luginës që përkohësisht jetojnë dhe punojnë në diasporë.

Ndërsa Zijadin Sela në lidhje me situatën në Luginën e Preshevës premtoi që do ta adresojë këtë problem dhe gjithë problemet tjera me të cilat përballen pa të drejtë shqiptarët ndërkaq theksoi se pas 12 prillit problemet e shqiptarëve të Luginës do të jenë edhe problem i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/inani-sela.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shqiprim Arifi në SHBA kërkon mbështetje nga kongresmeni Engel për Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration