Shqiprim Arifi në SHBA kërkon mbështetje nga kongresmeni Engel për Luginën e Preshevës
Kryetari i komunës së Preshevës së bashku me një delegacion nga kabineti i tij po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai mes tjerash ka zhvilluar takim me kongresmanin Eliot Engel nw Washington DC të cilit ia ka paraqitur disa nga problemet e pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës.
“Z. Engel e njoftova për situatën aktuale poltike në Luginën e Preshevës, në veçanti problemet me të cilat ballafaqohen Shqiptarët në të gjitha sferat vitale dhe mbi të gjitha pasivizimi i adresave të Shqiptarëve që ka filluar nga Medvegja, e që po vazhdon në Bujanoc dhe në Preshevë”, ka shkruar Arifi në profilin e tij në facebook.
Arifi ka kërkuar nga ai mbështetje për zgjidhjen e problemeve për shqiptarët e këtij rajoni.
“Përdorimi i simboleve kombëtare dhe mos'inkuadrimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Institucione Shtetrore dhe rikthimi i Gjykatës Themelore në Preshevë ishin temat që diskutuam dhe kërkova nga Z. Engel mbështetjen institucionale për zgjidhjen e problemeve dekadore në Luginë te Preshevës”, shkroi Arifi.
Kjo është vizita e parë e kryetarit të komunës së Preshevës në SHBA ndërsa deri më tani ai ka një bashkëpunim të mirë me ambasadën e SHBA-së në Beograd./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-engel.jpg): failed to open stream: No such file or directory