Sinani: Nuk kalkulojmë dëmin lokal të PVD-së për listën parlamentare me APN
Lokale

Sinani: Nuk kalkulojmë dëmin lokal të PVD-së për listën parlamentare me APN

21.Jan.2020 12:52
0

Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së në Preshevës lidhur me iniciativën e fundit për unifikimin e shqiptarëve në një listë të përbashkët për zjedhjet parlamentare është shprehur se vendimet që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Me faktin që Partia për Veprim Demokratik që nga themelimi i saj e deri më sot është subjekt rajonal i shtrirë në tri komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, i merr kryesia qendrore e partisë. Sigurisht, këto vendime kryesia e përgjithshme e PVD-së i merr pas konkluzioneve të degëve të saj. Rrjedhimisht çdo vendim i kryesisë së përgjithshme i kësaj natyre është edhe vendimi kryesive të degëve”, tha për Titulli.com Sinani.

Sipas saj historia për pjesëmarrje në zgjedhje qoftë lokale apo parlamentare me gjithë kundërshtimet për ato daton që nga fillimi i pluralizmit politik në Luginë të Preshevës, PVD në këtë aspekt ka qenë konsistente që nga themelimi i saj e deri më sot. 

“Konkretisht, për zgjedhjet parlamentare, PVD çdo herë ka qenë e mendimit që duhet marrë pjesë, pasi është mënyra e vetme që në çdo organ shtetëror të shfrytëzohet mundësia e kërkimit të asaj që me çdo konventë ndërkombëtare i takon çdo pakice. Natyrisht, që nga pjesëmarrja e parë e PVD-së në zgjedhje parlamentare e deri më sot, ne gjithmonë kemi qenë në konsulta të përhershme qoftë me institucionet apo subjektet politike shqiptare si në Republikën e Kosovës edhe në Republikën e Shqipërisë, por sidomos me ambasadat e huaja”, theksoi Ardita Sinani. 

Ajo duke folur për këtë temë tha se gjatë çdo legjislature, PVD  ka qenë plotësisht të vetëdijshëm se është jashtëzakonisht e vështirë të arrihet optimalja e nevojave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës përmes përfaqësimit në parlamentin serb.

Ardita Sinani vlerësoi se në kontekste kohore të ndryshme pjesëmarrja  në zgjedhje parlamentare ka mundur edhe të na dëmtojë elektoralisht në ato lokale, mirëpo për interesat madhore të shqiptarëve të Luginës, PVD nuk ka kalkuluar asnjëherë me interesat e saj politike. 

“Prandaj ne sot nuk e kalkulojmë dëmin që mund ta pësojë PVD në një përfshirje me një listë edhe me APN. Edhe në të kaluarën, PVD mospajtimet për pushtet lokal i ka vazhduar me subjektet që ka pasur bashkëpunim në zgjedhjet parlamentare. Andaj nuk duhet ndërlidhur këto dy situata as sot. Fundja, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur ministria e punëve të jashtme por edhe qeveria shqiptare ka qenë iniciatorë e idesë së pjesëmarrjes në zgjedhje parlamentare me një listë të përbashkët”, deklaroi për Titulli.com. 

Sipas saj është e rëndësishme të përmendet që PVD, që nga zgjedhjet e para parlamentare kur ka marrë pjesë, ka qenë ithtarë e asaj që të përfshihen të gjitha subjektet politike shqiptare që veprojnë në Luginë.

“Prandaj kjo nuk është situatë e re për Partinë për Veprim Demokratik, por është shumë e rëndësishme që idesë tonë që nga zgjedhjet e para parlamentare që kemi marrë pjesë iu janë bashkangjitur edhe subjektet tjera politike në Luginë. Që është edhe më e rëndësishme kjo ide e PVD-së tash është përkrahur haptas edhe nga qeveria shqiptare. Kjo është dëshmia më e madhe se politika jonë ka qenë e drejtë që nga fillimi”, tha mes tjerash për Titulli.com, Ardita Sinani./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rdita-sinani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Oxfam: Miliarderët e botës kanë pasuri më shumë se 4.6 miliardë njerëz
Kush ishte presidenti serb që donte të merrte pjesë në varrimin e Rugovës, por nuk u pranua nga familjarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration