Oxfam: Miliarderët e botës kanë pasuri më shumë se 4.6 miliardë njerëz
Atraktive

Oxfam: Miliarderët e botës kanë pasuri më shumë se 4.6 miliardë njerëz

21.Jan.2020 08:43
0

"Ekonomitë seksiste" po përkeqësojnë pabarazinë globale të të ardhurave, derisa numri i miliarderëve është dyfishuar në dekadën e fundit, thotë në raportin e ri organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam.

I titulluar "Koha për kujdes", raporti thotë se 2,153 miliarderët e botës posedojnë më shumë pasuri se 4.6 miliardë njerëz, që përbëjnë 60 për qind të popullsisë së planetit.

"Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve nuk mund të zgjidhet pa politika që luftojnë pabarazinë dhe shumë pak qeveri janë të angazhuara në këtë drejtim", tha shefi ekzekutiv i Oxfam-it në Indi, Amitabh Behar.

Raporti po ashtu thekson se 22 burrat më të pasur në botë kanë më shumë pasuri sesa të gjitha gratë në Afrikë.

Raporti vjetor i Oxfam-it për pabarazinë globale del zakonisht përpara se të hapet Forumi Botëror Ekonomik, i cili sivjet nis punimet më 21 janar në Davos të Zvicrës.

"Ekonomitë tona të prishura po mbushin xhepat e miliarderëve dhe bizneset e mëdha, në kurriz të burrave dhe grave të rëndomta", tha Behar, i cili ndodhet në Davos për të përfaqësuar grupin Oxfam të organizatave joqeveritare.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/asuria.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Sinani: Nuk kalkulojmë dëmin lokal të PVD-së për listën parlamentare me APN
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration