Shtatori me 81 vende pune në Bujanoc
Lokale

Shtatori me 81 vende pune në Bujanoc

19.Aug.2013 16:37
0
Në seancën e Këshillit komunal të komunës së Bujanocit, e udhëhequr nga kryetari i Komunës, Nagip Arifi, veç tjerash është marrë vendimi mbi propozimin e angazhimit të punëtorëve shtese dhe atë: 30 të rinj do të punësohen si praktikantë, në administratën komunale dy të rinj për përshkrimin e librave amëz, ndërsa në administratën tatimore lokale nëntë të rinj për regjistrimin e pasurisë fizike. Kuvendi komunal vitin e kaluar ka miratuar planin aksional për punësimin e të rinjve, plan ky i cili përfshin periudhën 2012/15. Duke u nisur nga ky plan-propozim buxheti i për vitin 2014 i komunës së Bujanocit do të parashehë angazhimin e të rinjve të cilët kanë kryer fakultete dhe shkollat e larta në mënyrë që të punësohen dhe aftësohen në drejtimet e tyre. “Ne sot pikërisht aprovuam një vendim të tillë ku ndamë mjete të caktuara  për punësimin e 30 të rinjve praktikantë për herë të parë të cilët do të kenë mundësi të aftësohen në  punën e tyre dhe konkursi që nga dita e nesërme do të shpallet në faqen zyrtarë të komunës së Bujanocit”, është shprehur Arifi për Televizionin Bujanoci. Ndërkaq 40 të rinj të tjerë do të punësohen nga Enti për Punësim Këtë konkurs do ta udhëheq Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal së bashku me Komisionin për Punësim dhe Arifi shpreson se administrata do ta kryej me sukses punën e vetë, të cilët do të kenë mundësi të punësohen edhe në veprimtari shoqërore por edhe në ato që është për themelues Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit. Në seancën e gjashtëmbëdhjetë të Këshillit komunal gjithashtu kanë raportuar edhe të gjithë kryeshefat e sektorëve që janë nënë administratën lokale, të cilët janë shqyrtuar dhe aprovuar nga antarët e këshillit, përveç asaj të inspektimit i cili është lënë për seancën e ardhshëm për shkak të disa vërejtjeve. Si në çdo seancë edhe kësaj radhe kishte kërkesa të shumta për ndihmë emergjente nga qytetarët e komunës që kanë më së shumti nevojë, nga 150 mijë dinarë iu janë ndarë 6 familjarëve që iu janë djegur banesat e tyre nga zjarri ditë më parë në Bujanoc. Po ashtu dhe dy familjeve njëra nga Lilanca dhe tjetra nga Osllara që kanë pësuar dëmtime të shtëpive nga zjarri iu janë ndarë 20 mijë dinarë. Si dhe 7 kërkesave të tjera iu janë përgjigjur anëtarët e këshillit me nga 10 mijë dinarë. Ndërsa, raporti i punës së avokatit publik komunale është shtyrë për seancën e ardhshme për faktin se nuk ishte prezentë avokati përgjegjës./Titulli.com/
Bujanoc: Gjuante zogjtë e mbrojtur
Preshevari e vendosë Raincën në CNN (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration