Lokale
Bujanoc: Gjuante zogjtë e mbrojtur
Në fshatin Sveta Petka të Komunës së Bujanocit, gjatë një aksioni të policisë të realizuar të dielën është kapur në vepër N.M. (1971) nga Vranja i cili me anë të mjeteve të ndaluara gjuante zogjtë “karduelis-karduelis”, të cilët janë në listën e llojeve të mbrojtur.
Me autorizim të gjykatësit hetues të Gjykatës themelore në Vranjë, shikimin e vendit e kanë bërë pjesëtarët e stacionit policor në Bujanoc, inspektori Republikan për mbrojtjen e mjedisit jetësor, drejtuesi i shoqatës së gjuetarëve “Gollub” dhe mjeku veterinar.
Me këtë rast janë gjetur tre zogj të gjallë dhe tre të ngordhur, si dhe mjetet për kapjen e zogjve.
Prokurorisë publike themelore në Vranjë do t’i dorëzohet akuza penale ndaj N.M. pas dyshimit se ka kryer vepër penale, vrasje dhe maltretim të kafshëve dhe gjueti të paligjshme./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!