Shtabi Emergjent: Nuk ka hapje të kafiterive brenda hapësirave punuese
Lokale

Shtabi Emergjent: Nuk ka hapje të kafiterive brenda hapësirave punuese

16.Apr.2021 10:58
0

Anëtarët e Shtabit Emergjent ndaj gjendjes së pandemisë me Covid-19 gjatë seancës së sotme diskutuan gjithashtu hapjen e mjediseve të brendshme të hotelierisë dhe kafe bareve në kushte të caktuara, mirëpo kjo nuk do të ndoshë akoma, u shpreh Predrag Kon, epidemiolog, transmeton Titulli.com.

Ai theksoi se me gjithë propozimet të cilat duke respektuar masat e përgjithshme epidemiologjike, përfshijnë kufizimin e numrit të mysafirëve në një maksimum të shfrytëzimit deri në 50 përqind të kapacitetit, nuk lejon situate epidemiologjike.

"Unë mendoj se situata epidemiologjike ka dalë nga urgjenca. Ne ende kemi një numër të madh të pacientëve në spitale, por numri i largimit të pacientëve është rritur dhe spitalet po zbrazen ngadalë”, tha mes tjerash Kon,

Sipas tij nuk ka ndryshime për masat e tjera që do të thotë që kafenetë do të vazhdojnë të jenë mbyllur brenda hapësirave punuese përveç kopshteve.

Javën e kaluarë ditën e hënë, Shtabi Emergjent vendosi që  qendrat tregtare dhe kopshtet e kafiterive të happen duke respektuar masat e përcaktuara epidemiologjike, përcjellë Titulli.com.

Sipas informacionit të fundit zyrtare 2,971 persona janë të infektuar rishtas nga 14,565 të testuar u regjistruan në Serbi në 24 orët e fundit dhe për fat të keq 35 persona të tjerë vdiqën./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-sheshi-lok.jpg): failed to open stream: No such file or directory
12 alternativa të shëndetshme për njerëzit që nuk janë dashamirës të palestrës
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kthehen në bankat shkollore më 19 prill
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration