Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kthehen në bankat shkollore më 19 prill
Lokale

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kthehen në bankat shkollore më 19 prill

16.Apr.2021 11:21
0

Shtabi Emergjent në Serbi ka marrë vendim në seancën e sotme që nxënësit  e klasave të larta të shkollës filore dhe ata të shkollës së mesme të kthehen në mësimet e rregullta nga data 19 prill, përcjellë Titulli.com.

Predrag Kon,  epidemiolog nga Shtabi Emergjent tha se në mënyrë që të kthehemi në një mënyrë normale të jetës, duhet të kemi rreth 3.5 milion të vaksinuar dhe se jemi "mjaft larg" nga kaq shumë njerëz të imunizuar, saqë na duhen "rreth dy herë e gjysmë më shumë" sesa kemi tani.

"Ne aktualisht kemi mbi një milion të imunizuar. Janë dhënë më shumë se tre milion vaksina, njerëzit që kanë marrë dy doza janë më shumë se një milion e dyqind mijë dhe ata që kanë marrë 1 dozë janë 1.8 milion" tha Kon, pas seancës së Shtabit Emergjent për luftën kundër Covid-19, transmeton Titulli.com.

Në seancë morën pjesë kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ministri i shëndetësisë Zlatibor Loncar, ministri i arsimit Branko Ruzic, ministrja e kulturës Maja Gojkovic, sekretari krahinor i shëndetësisë Zoran Gojkovic, epidemiologu Predrag Kon, infektologu Mijomir Pelemis, imunologu Srdja Jankovic dhe nënkryetari i bashkisë së Beogradit Goran Vesic./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/hkolla-mesme-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shtabi Emergjent: Nuk ka hapje të kafiterive brenda hapësirave punuese
Murati: “Non paper”, një skenar ndaj ndryshimit të kufijve të Ballkanit Perendimor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration