Shqiprim Arifin ga ADSH vazhdon fushatën në Preshevë: Kemi mbështetje të fuqishme?
Shqiprim Arifi, kandidat për deputet nga lista “Alternativa për Ndryshim- Alternativa Demokratike Shqiptare” vazhdon fushatën nëpër vendbanimet shqiptare në komunën e Preshevës.
Arifi është shprehur gjatë fushatës se ka marrë mbështetje të fuqishme për një përfaqësim të denjë, për Luginën e Bashkuar, për shqiptarët e Luginës.
Në faqen zyrtare të “Alternativës për Ndryshim” në Facebok së fundmi k publikuar disa fotografi për takimet në fshatin Rahovic dhe Raincë të komunës së Preshevës.
“Në Rahovicë e Raincë, realizuam takime konstruktive, bashkëbiseduam mbi Zgjedhjet Parlamentare dhe hapat konkret që po na presin me përfaqësimin për Luginën e Bashkuar”, thuhet mes tjerash në tekstin e publikuar në Facebook nga APN.
Lista “ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM - ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTARE” mban numër 15 dhe dy kandidatët e parë janë Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-fushata.jpg): failed to open stream: No such file or directory