Maqedoni: Ali Ahmeti pret kandidatët nga  lista "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës"
Lokale

Maqedoni: Ali Ahmeti pret kandidatët nga lista "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës"

29.Mar.2022 16:30
0

Kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka pritur kandidatët për deputet nga lista "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës".

Postimi i plotë nga Ali Ahmeti:

Sot mirëprita delegacionin nga Presheva të Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik, të kryesuar nga Shaip Kamberi, bartës i listës së ‘Koalicionit të Shqiptarëve’ në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të tre Prillit në Serbi.
 
E përgëzova deputetin Shaip Kamberi për guximin dhe opozitarizmin që bën në Kuvendin e Republikës së Serbisë dhe bashkë diskutuam mbi situatën e përgjithshme politike në Luginë si dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.
Deputeti Kamberi në zgjedhjet e 3 Prillit në Serbi garon për mandatin e dytë, e shqiptarëve u duhet një përfaqësim dinjitoz si i tij.
 
Unifikimi i subjekteve politike është hap i rëndësishëm në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat shqiptarët atje po përballen ku bashkë vlerësuam se uniteti i partive politike shqiptare të Luginës, rreshtimi i duhur politik i tyre dhe stabiliteti i institucioneve janë shumë të rëndësishme.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hmeti-lista.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kush janë kandidatët për president të Serbisë dhe çfarë ofrojnë?
Shqiprim Arifin ga ADSH vazhdon fushatën në Preshevë: Kemi mbështetje të fuqishme?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration