Shqipëria dhe Serbia me marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjoftim
Lokale

Shqipëria dhe Serbia me marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjoftim

10.Nov.2020 07:20
0

Krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, të shoqëruar nga ministrat e Shëndetësisë së vendeve përkatëse, kanë mbajtur sot takim koordinativ online dhe kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim në lidhje me koronavirusin e ri (COVID-19).

Në takimin koordinativ online morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev; kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç si dhe ministrat e Shëndetësisë nga të tre vendet.

Në deklaratën e tij pas nënshkrimit, kryeministri Zaev u shpreh se Memorandumi vjen nga iniciativa për bashkëpunim të avancuar, që siç theksoi ai, është në përputhje të plotë me Procesin e Berlinit.

"Duke filluar që tani, punojmë në koordinim për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët tanë. Do të mbështetemi mes vete dhe do të ndihmohemi në momente të caktuara, nëse ndodh mbingarkesë e sistemeve shëndetësore në vendet tona", tha mes tjerash Zaev.

Ai gjithashtu tha se hapen "korridore të gjelbërta" për kalim të qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë, me qëllim të zbutjes së pasojave të pandemisë, duke shtuar se në tre vendet mund të kalohet pa test PCR. Memorandumi gjithashtu parasheh edhe shkëmbim të eksperiencave mjekësore.

"Nëse ndonjë qytetar i ndonjë vendi nënshkrues mbetet në territorin e një shteti tjetër dhe duhet të trajtohet në vendin në të cilin është hospitalizuar, atëherë shteti në të cilin trajtohet do t'i merr përsipër harxhimet e mjekimit", tha Zaev, transmeton AA.

Ai përshëndeti faktin që edhe Kosova do t'u bashkangjitet proceseve rajonale, ndërsa tha se shpreson që së shpejti këtë do ta bëjnë edhe Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Shqipëria dhe Serbia me marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjoftim

Përpos Memorandumit për bashkëpunim në lidhje me COVID-19, sot Shqipëria dhe Serbia nënshkruan marrëveshje sipas së cilës shtetasit e dy vendeve mund të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh i kënaqur që me këtë, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për kalim të kufijve me letërnjoftim.

"Besoj fuqishëm që kjo iniciativë do të rritet, do të na ndihmojë të gjithë ne që të njihemi më mirë kur janë në pyetje vështirësitë ditore të ekonomive tona, të sfidave sociale, ndërsa në të njëjtën kohë do ta bëjë shumë më të lehtë atmosferën për të gjetur zgjidhje për të mirën e popujve tanë si për të ardhmen, ashtu edhe për të kaluarën", tha Rama.

Nënshkrimin e marrëveshjeve e përshëndeti edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se këto kanë për qëllim të kenë ndikim real pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve.

"Është e rëndësishme që ne të tentojmë dhe të vendosim për të ardhmen e qytetarëve tanë, si dhe të demonstrojmë se mund të ruajmë pavarësinë tonë dhe vetë të miratojmë vendime, para së gjithash, me ata që janë në fqinjësinë tanë, që i kemi më afër dhe për këtë jam i lumtur për këto marrëveshje", tha Vuçiç.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-rama%3Dlk.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Komedia fantastike “Shfaqja që shkon keq”, rrëmben dy çmime në Festivalin e Komedisë në Preshevë
Haradinaj-Stublla takim me Kamberin: Zë i fuqishëm në avokimin e së vërtetës së shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration