Haradinaj-Stublla takim me Kamberin: Zë i fuqishëm në avokimin e së vërtetës së shqiptarëve në Luginë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot takoi Kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar Shqiptare në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, të cilin e quajti flamurtar të të drejtave të pamohueshme të shqiptarëve në Serbi dhe zë i fuqishëm i Luginës për barazi, drejtësi e të drejta të plota.
Haradinaj-Stublla thabtë ketë biseduar me Kamberin për nevojat emergjente të shqiptarëve në Luginë, për të drejtat e përfaqësimit politik në nivel lokal e qendror, për të drejtën për arsim në gjuhën amtare, për mundësi të rritjes profesionale e për ushtrim të lirë të ndjenjës kombëtare.
“Është e pakursyer dhe e vendosur përkrahja e Kosovës për Luginën dhe shqiptarët në Serbi, e përmes nismave të fundit, ne do t’u gjindemi bashkëkombasve tanë në këto ditë sfidash por edhe më tej”, shtoi tutje ajo.
Ministrja tha po ashtu se është e palëkundshme puna e përbashkët për koordinim të platformës shqiptare për të drejta të barabarta e zhvillim të Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit.
Duke shprehur gatishmërinë e plotë për të ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi në funksion të koordinimit të veprimeve në të mirë të shqiptarëve në Luginë, shefja e diplomacisë kosovare tha se Kosova është e vendosur për të vulosur drejtësinë jo vetëm për popullin dhe qenësinë e saj, por edhe për bashkëkombasit e saj që jetojnë në Serbi.
Duke i dhuruar librin emblematik të ish ushtares së UÇK-së dhe zëdhënëses së Zonës Operative të Dukagjinit, të ndjeres Fetnete Ramosaj, me titull ‘KUNDËR HARRESËS: Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999’, si dhe ornamentin e punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, Haradinaj-Stublla i premtoi Kamberit se do vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në avokimin e së vërtetës së shqiptarëve.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aradinaj-stublla-kamberi.jpg): failed to open stream: No such file or directory