Shqipëri: Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion, i ndalohet dalja jashtë vendit
Rajoni dhe Politika

Shqipëri: Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion, i ndalohet dalja jashtë vendit

23.Oct.2023 07:03
0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv dhe si pasojë i është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit pas një vendimi të Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK) të shtunën vonë.

SPAK-u njoftoi se ia ka caktuar Berishës masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Berisha dyshohet si pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

Për të njëjtën çështje të shtunën u arrestua dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”.

Sali Berisha - që aktualisht drejton grupin “Rithemelimi” brenda Partisë Demokratike - i cilësoi akuzat ndaj tij si “të pabaza dhe të motivuara politikisht” gjatë një konference për media të shtunën mbrëma.

“As kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, as kufizimi im për të lëvizur në Evropë nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve përkatës parlamentare, por këtu ku Prokuroria është thjesht një seksion i Partisë Socialiste mund të merret çdo vendim”, tha Berisha.

Berisha nuk i pranoi në zyrën e tij zyrtarët ligjorë që kishin shkuar për t’ia kumtuar vendimin e Prokurorisë të shtunën, duke thënë se “unë nuk mund ta shkel Kushtetutën, që përcakton qartë se kufizimi i lirisë së një deputeti nuk mund të ndodhë pa miratimin e Kuvendit”.

Së bashku me Jamarbër Malltezin u arrestua edhe ortaku i tij në ndërtimin e disa kullave në zonën e ish-kompleksit sportive, Fatmir Bektashi. Ai akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.

Në një kallëzim të dorëzuar në vitin 2020 në SPAK nga Taulant Balla, tani ministër i Brendshëm, thuhet se “sipas të dhënave të Agjencisë së Pronave toka në fjalë ka qenë e pronarëve, por ajo i kaluar shtetit dhe në vitin 1940 ata janë dëmshpërblyer nga qeveria italiane, pasi vendi ynë ishte pushtuar nga Italia.”

Kompleksi sportiv “Partizani”, me një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë, u privatizua në vitin 2008, deri në atë kohë ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Rreth 22 mijë metra katrorë i përkisnin 64 trashëgimtarëve të pesë familjeve të ish-pronarëve, mes tyre edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa 4 mijë metra katrorë të tjerë ishin pronë shtetërore. Në fund të procesit të kthimit të kësaj prone, Jamarbër Malltezi arriti të marrë 35 % të të gjithë pronës, duke përfshirë këtu edhe pjesën që ishte tokë shtetërore.

Sipas padisë së dorëzuar në SPAK, kjo është bërë përmes vendimeve të dyshimta të Qeverisë së Sali Berishës. Në atë sipërfaqe të përfituar, Jamarbër Malltezi së bashku me ortakun e tij Fatmir Bektashi, kanë ndërtuar disa kulla.

Për këto ndërtime, në kallëzimin e dorëzuar në Prokurori, theksohet se nuk dihet burimi i të ardhurave. Për këtë çështje janë thirrur në SPAK disa ish-ministra të Mbrojtjes dhe të Ekonomisë nga Qeveria e atëhershme e Berishës.

Ish kryeministri Sali Berisha, dhe familja e tij, përfshirë edhe dhëndrin Jamarbër Malltezi, janë shpallur persona të padëshiruar (non grata) nga Shtetet e Bashkuara, nën dyshimet se janë të përfshirë në korrupsion të lartë dhe cenimit të demokracisë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ali-berisha.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Argjend Sherifi: Shkarkimi im ishte për ta shpërqëndruar vëmendjen
PD-APN aleancë për zgjedhjet parlamentare, gati edhe për qeverinë në Beograd?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration