PD-APN aleancë për zgjedhjet parlamentare, gati edhe për qeverinë në Beograd?
Edhe pse nuk janë shpallur zyrtarisht zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, presidenti i shtetit ka paralajmëruar për 17 dhjetor 2023 ndërsa partitë politike shqiptare në Bujanoc e Preshevë në mënyrë joformale kanë filluar negociatat për koalicione parazgjedhore, shkruan Titulli.com.
Burime të redaksisë së Titull.com mësojnë se Partia Demokratike (PD) në Bujanoc është duke zhvilluar biseda intensive me Alternativën për Ndryshim në Preshevë për pjesëmarrje me një listë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare jo të shpallura zyrtarisht akoma.
Veprimet e PD-së shihen edhe si përpjepjke për të balancuar edhe pushtetin lokal në komunën e Bujanocit për zgjedhjet e ardhshme lokale që planifikohet si partner koalicioni lista e këshilltarëve serb.
Nagip Arifi, kryetar i PD-së dhe kryetar i komunës së Bujanocit në seancën e katërtë të 19 shtatorit mori mbështetjen e këshilltarëve serb komunal për votimin e rishikimit të buxhetit edhe pse shumica qeverisëse përbëhet nga lista shqiptare.
Titulli.com nga burimet e mire informuara mëson se PD është e fokusuar për pozitën e deputetit dhe partner koalicioni shihet APN duke pasur parasysh lidhjet e tyre në Partinë Përparimtare Serbe dhe ndihmesën që do të ofrojë për qeverisjen e ardhshme lokale mes PD-së dhe listës serbe që është paralajamëruar se serbët do të tubohen vetem me një listë zgjedhore.
Gjithashtu i njëjti burim thekson se lista e mundshme PD-APN mundë të bëhet edhe pjesë e qeverisë së ardhshme të Serbisë.
Aleanca politike PD-APN nuk është e zakonshme për zgjedhjet parlamentare, lokale dhe atë në Këshillin Kombëtar Shqiptar sepse qeverisin me partnerë të ndryshëm.
Të gjitha këto informacione do të mbesin jozyrtare derisa të mbështeten edhe me veprimet konkrete politike dhe krijimin e aleancave të ndryshme politike në Bujanoc e Preshevë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory