Argjend Sherifi: Shkarkimi im ishte për ta shpërqëndruar vëmendjen
Argjend Sherifi, këshilltari i kuvendit komunal në Preshevë ka reaguar ndaj vendimit të partisë "Alternativa pë Ndryshim" për largimin e tij nga grupi i këtij subjekti.
Postimi i plotë nga Argjend Sherifi:
Po të kishte patur vullnet unanim të shkarkohesha nga subjekti i APN-së, kjo do të kishte ndodhur më shumë se tre muaj më parë, kur edhe u deklarova publikisht kundër qasjes së Shqiprim Arifit.
Heshtja gjatë kësaj kohe, ka folur mjaft!
E sonte pak orë para seancës së thirrur të Kuvendit Komunal, në datën e fundit të afatit ligjorë, Shqiprim Arifi më paska shkarkuar në një mbledhje të kryesisë pa kuorum të mjaftueshëm për tu zhvilluar një mbledhje e rregullt.
Duke e njohur Shqiprim Arifin, mendojë se ky veprim është bërë vetëm e vetëm për ta shpërqëndruar vëmendjen e qytetarëve nga seanca që është planifikuar të mbahet nesër.
Nëse nesër Sh.Arifi do të ketë kuorum për seanc të Kuvendit, qartë dihet se kuorumin ia mundëson BEOGRADI.
E nëse nuk do të ketë kuorum, atëherë Sh.Arifi paska marr urdhër nga BEOGRADI që edhe komuna e Preshevës të shkojë në zgjedhje të parakohshme të paralajmëruara të mbahen në dhjetor, njejtë siç kanë vepruar shumica e komunave në Serbi që udhëhiqen nga SNS-si i Vuçiqit.
Pamvarësisht se si do të rrjedhin gjërat, nuk ka aspak rëndësi pozita ime në një subjekt cilido qoftë ai ( jam i edukuar që ti jap politikës, e jo të marr nga ajo), është shumë më me rëndësi që qytetarët e Komunës së Preshevës të përcjellin me vëmendje dhe të nxjerrin mësime nga këto veprime, dhe e keqja të ndëshkohet me çdo kusht pamvarësisht çmimit që duhet ta paguajmë për ta mposhtur ate.