Shpallet situatë e jashtëzakonshme nga vërshimet në Bujanoc, Musliu paraqitni dëmet
Shtabi për situata emergjente i komunës së Bujanocit në mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme pas analizimit të gjendjes në teren dhe dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet e djeshme, ka marrë vendim që të shpallet situatë e jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit nga vërshimet.
Zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu që udhëheqi këtë mbledhje theksoi se do ti dalim në ndihmë të gjith qytetarëve që kanë pësuar dëme nga vërshimet.
Ai tha se gjitha dëmet janë materiale dhe nuk ka në njerëz dhe si komunë kanë marrë vendim që në bazë të mundësive financiare t’i dalin në ndihëm të prekurëve nga kjo fatkeqësi natyrale.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme u vlerësua se dëmet janë të konsiderueshme dhe urgjentisht duhet njoftuar organet kompetente qëndrore dhe lokale të jenë në gadishmëri të plotë.
Gjithashtu është kerkuar që në këtë situatë të angazhohet edhe Kryqi i kuq i komunës së Bujanocit dhe stacioni i veterinarisë për dezinfektimin e terenit dhe ofrimin e ndihmave në forma të ndryshme.
Shtabi për situate të jashtëzakonshme ka urdhëruar komisionin që menjëherë të fillohet me vlerësimin e dëmeve ndërsa nga qytetarët kërkohet që sa më parë ti paraqesin dëmet e tyre.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/htabi-bujanoc-musliu.jpg): failed to open stream: No such file or directory