Serbia dëshiron të blejë vaksinën kineze kundër COVID-19
Lokale

Serbia dëshiron të blejë vaksinën kineze kundër COVID-19

13.Jan.2021 08:03
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij dëshiron të blejë vaksinën e prodhuar nga Kina kundër koronavirusit (COVID-19).

Duke folur për televizionin "Happy", Vuçiq deklaroi se vaksina e prodhuar nga Kina është "me cilësi jashtëzakonisht të lartë" dhe "ndoshta vaksina më e shtrenjtë në treg".

Duke theksuar se ai i ka dërguar letër presidentit kinez Xi Jinping rreth vaksinës, Vuçiq tha se në letrën e tij Serbia ka shprehur dëshirën për të blerë vaksina nga Kina dhe ka kërkuar zbritje.

Ai kujtoi se në Serbi më herët ka arritur vaksina Pfizer-BioNTech dhe ajo ruse "Sputnik V", duke shtuar se negociatat mbi furnizimin me vaksinën kineze do të përfundojnë brenda një jave.

Vuçiq po ashtu tha se asnjë vend midis vendeve të rajonit përveç Shqipërisë nuk ka siguruar ende vaksinën kundër COVID-19 dhe theksoi se Serbia beson te vetja dhe fuqia e saj në luftimin e pandemisë.

Presidenti serb deklaroi se parashikojnë që vaksinat që do të dorëzohen në kuadër të Programit Global të Vaksinave COVID-19 (COVAX) do të vonohen dhe shtoi se vendi i tij gjithashtu do të marrë masa për të siguruar vaksinat AstraZeneca dhe Moderna në të ardhmen e afërt.

Vuçiç nënvizoi se janë një nga vendet e rralla që u ofrojnë qytetarëve të tyre mundësinë për të zgjedhur vaksinat.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/aksina-kineze.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shpallet situatë e jashtëzakonshme nga vërshimet në Bujanoc, Musliu paraqitni dëmet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration