Shkollat shqipe në Luginë viktimë të politikës ditore lokale (video)
Lokale

Shkollat shqipe në Luginë viktimë të politikës ditore lokale (video)

30.Mar.2013 11:52
0
Mësimi për të ardhmen tënde është një rrugëtim i çmuar për vetveten që në situata të ndryshme të nxjerrë nga shumë vështirësi, kështu që edhe të mësosh gjuhë të tjera jo amtare është një pasurim për vetën e aq më shumë për shoqërinë dhe vendin ku jeton. Shkollat shqipe në komunat Bujanoc e Preshevë, sipas planit të punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Serbisë janë të udhëzuar të mësojnë gjuhën serbe si gjuhë e obligueshme. Andaj niveli i njohurive të gjuhës serbe nga nxënësit shqiptar nuk është edhe kënaqshëm, sepse interesi i tyre është i vogël por edhe mësuesit ndoshta nuk janë adekuat për lëndën përkatëse. Gjatë shtjellimit të kësaj problematike të cilin e ka bërë Titulli nëpër shkollat shqipe në Bujanoc e Preshevë ka identifikuar se niveli i nxënësve shqiptar në gjuhën serbe është shumë i vogël edhe për shkak personelit arsimorë aspak profesional në lëmin e gjuhës dhe letërsisë serbe. Përvoja e deritanishme ka dëshmuar se lëndën e gjuhës serbe në shumicë e shkollave shqipe e mësojnë mësues të profesioneve tjera, kryesisht persona të dërguar nga politika ditore lokale vetëm për të për t’ia siguruar një vend pune veprimtarëve të devotshëm partiak. Mësimi i gjuhës serbe nëpër shkollat shqipe të komunës së Bujanocit dhe Preshevës ka trajtimin joparimor dhe aspak profesional, duke llogaritur nivelin e personelit arsimorë për lëndën përkatëse. Drejtorit komunale të arsimit dhe të shkollave duhet ta analizojmë me kujdes situatën në këtë aspekt, sepse gjeneratave të reja po ua bllokojnë rrugën e punësimit nëpër institucione të ndryshme lokale, rajonale dhe republikane. Mësimi i gjuhës serbe do të ndihmojë në përmirësimin e komunikimit gjatë jetës së përditshme të shoqërisë sonë dhe do të mundësojë  integrim më të lehtë në punësim edhe nëpër institucione të ndryshme shtetërore.   Ky projekt është financuar nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Video 1 : Cikli i ulët fillorë  Bujanoc e Preshevë http://www.dailymotion.com/video/xyaanf_reportazhi-i-pare-cikli-i-ulte-fillor-shkurt-2013copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/sezai-surroi-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Grupi folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja fillon aktivitetet
Mustafa: Lugina nuk i shuan përpjekjet për bashkim me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration