Lokale
Mustafa: Lugina nuk i shuan përpjekjet për bashkim me Kosovën
Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të ndalin përpjekjet për t’u bashkuar me Kosovës, edhe pse në procesin aktual të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është përmendur kjo çështje. Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë për Telegrafin se mungesa e suksesit për Luginën në këto biseda nuk do të thotë se është “fundi i botës”.
“Absolutisht temën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk e kanë përmendur as kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e as ai i Serbisë - Ivica Dacic. Nuk e di çka kanë biseduar brenda, por publikisht nuk ka kurrgjë”, ka thënë Mustafa.
Lideri shqiptar i Luginës së Preshevës vlerëson se ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe vendeve kryesore të BE-së, janë të interesuar për të çuar përpara çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke realizuar shkallën më të lartë të realizimit të të drejtave.
Por, shqiptarët asnjëherë nuk do të kënaqen derisa të arrijnë bashkimin me Kosovën. As Kosova nuk e kishte mbështetjen për republikë para 20 vjetësh. Përpjekjet për bashkim nuk do t’i drejtojmë me luftë, por do të shfrytëzojmë metodat e demokracive më të larta. Nuk është domosdoshmëri lufta për t’u çliruar në shekullin XXI”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, bashkimi është misioni i çdo shqiptari, pa marrë parasysh a duan apo jo kryeministrat e dy vendeve, pasi që shqiptarët e kanë vënë verdiktin e tyre për bashkim në referendumin e vitit 1992. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/Ragmi-mustafa.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!