Shkollat e Luginës të respektojnë listën e verifikuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë
Lokale

Shkollat e Luginës të respektojnë listën e verifikuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë

17.Sep.2014 19:44
0
Në zyrën e KBI-së në Preshevë, është mbajtur mbledhja e komisionit pranë BIPBM-së, për pranimin e kuadrit arsimor për lëndën fetare nëpër shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe.

Kryetari i komisionit për pranimin e kuadrit arsimor për lëndën fetare  Bejtulla Bejtullahu tha se lista e kuadrit arsimor për lëndën fetare e cila ka kaluar nëpër proceduarat e Komisionit përgjegjës për pranimin e kandidatëve, është verifikuar nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë dhe së shpejti pritet t’u dorëzohet shkollave shqipe në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”.

“Drejtoritë e shkollave përkatëse duhet të bashkëpunojnë me komisionin pranë BIPBM-së dhe t’i përmbahen Vendimit të Ministrisë së Arsimit, për pranimin e kuadrit adekuat sipas Listës, në procesin edukativo-arsimor të lëndës fetare”, deklaroi Bejtullahu.

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e përgëzon personelin arsimor të lëndës fetare dhe shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor 2014/2015, duke u dëshiruar suksese në përhapjen e dijes, kulturës dhe emancipimit arsimor në të gjitha nivelet, njofton Shërbimi për Informim i BIPMB, të nënshkruar nga kryetari i saj Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe koordinator i pranimit të kuadrit arsimor për lëndën fetare nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe në nivel të Luginës.

Kufiri mes Bujanocit dhe Vranjës, u vendos me bekimin e Kongresit të Berlinit më 1878
A ishte Shefqet Krasniqi banorë i Preshevës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration