A ishte Shefqet Krasniqi banorë i Preshevës?
Në vitin 2003 kishte pushuar së ekzistuari Federata Jugosllave(SRJ), por dokumentet e këtij entiteti kishin vazhduar të lëshoheshin edhe më 2006, kur ishte pavarësuar Mali i Zi. Shefqet Krasniqi ka marrë letërnjoftim të Serbisë më 2004.Pas publikimit të lajmit se në shtëpinë e Shefqet Krasniqit ishte gjetur edhe një letërnjoftim i Serbisë që imamit i ishte lëshuar më 2004, mbështetës së Krasniqit kanë reaguar duke thënë se në këtë kohë nuk ka ekzistuar Jugosllavia ose më saktë Republika Federale e Jugosllavisë.
Sic dihet Republika Federale e Jugosllavisë është shuar më 2003 kur kishte hyrë në fuqi marrëveshja për krijimin e unionit shtetëror ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, i cili kishte ekzistuar deri më 2006 kur Mali i Zi ishte pavarësuar pas një referendumi, shkruan gazetaexpress.com/
Por pavarësisht se federata ishte shuar më 2003, dokumentet si letërnjoftimi ende kishin mbajtur emërtimin e njëjtë pra të Republikës Federative të Jugosllavisë. Pra, Shefqet Krasniqi ishte pajisur me letërnjoftim që lëshohej nga Ministria e Brendshme e Serbisë, në kohën e Unionit SMZ , por në këtë dokument shkruan Republika Federative e Jugosllavisë.
Ndërkohë mediat kanë raportuar se përveç kësaj, Krasniqi në vitin 2008 ishte regjistruar si banorë i Preshevës, kurse një vit më vonë ai sërish ndërron vendbanim për t’u kthyer në Prishtinë, konkretisht në “Orloviq”./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/shefqet-krasniqi_1.jpg): failed to open stream: No such file or directory