Lokale
Shkolla më e madhe fillore në Bujanoc zgjodhi udhëheqësinë e re
[caption id="attachment_68265" align="alignleft" width="200"] Bajram Salihu[/caption]
Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc të Komunës së Bujanocit është bërë zgjedhja e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni arsimor
Në mbledhjen e Këshillit të Shkollës që u mbajt sot nga ora 18h për U.D. u emërua Bajram Salihu, punëtor shumëvjecar arsimor në këtë shkollë.
Në mbledhjen Këshillit të Shkollës morën pjesë 7 nga 9 anëtarë sa ka gjithësejt këshilli, ndërsa prej të pranishmëve 6 anëtarë votuan për Bajram Salihun nga Tërnoci që të ushtrojë detyrën e drejtorit, raporton Titulli.
Salihu, arsimtarë i Gjuhës dhe Letërisë shqipe, më 6 shkurt të këtij viti ka mbushur 34 vite të ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”.
Para Bajram Salihut, përreth dy vite kjo shkollë fillore që është më e madhja në këtë komunë, u drejtua nga Valbona Ismaili e cila në këtë post ka dhënë dorëheqje të parevokueshme./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/shkolla-muharrem-kadriu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!