Lokale
"Maxhar Turizmi" sulmohet me granatë, arrestohen të dyshuarit
Policia rajonale në Gjilan ka arritur të prangos dy të dyshuarit kryesor Besim Lakna dhe Fidan Lipovica të cilët besohet se më 9 prill 2013 kanë hedhur një granatë dore në agjencionin turistik “Maxhar Turizm” nga Bujanoci.
Policia në Gjilan ka arritur të prangos dy të dyshuarit kryesor për hedhjen e një granate në agjencionin turistik “Maxhar Turizm” nga Bujanoci e vendosur mbrapa stacionit të autobusëve në Gjilan.
Ismet Hashani duke mos dhënë detaje për të arrestuarit tha se më 9 prill 2013 operativa rajonale e policisë është njoftuar pёr njё shpërthim tё njё mjeti eksplodues i cili kishte ndodhur nё rrugën “Idriz Seferi” në kompleksin e stacionit të autobusëve në Gjilan, raporton rajonipress.
Me këtë rast sipas policisë ishte dëmtuar lokali i një agjencionit transportues. Njësitet e NJHR-le, sё bashku me njësitin e krim teknikës ju kanë përgjigjur rastit dhe nё vendin e ngjarjes kanë dal me urgjencë.
"Nё vendin e ngjarjes e kemi takuar njësitin patrullues i cili kishte bёrё sigurimin e vendit tё ngjarjes dhe nga krim teknika janë siguruar disa prova, si sfera metalike të granatës së dorës dhe dorëza e granatës", ka sqaruar Hashani.
Hashani tha se është kontaktuar pronari i lokalit dhe nga i njëjti janë marrë disa informata shtesë në lidhje me të dyshimtit e mundshëm.
Në vazhdën e hetimeve në lidhje me ngjarjen-incidentin e klasifikuar si “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, më datën 11 prill 2013 rreth orës 09:10, në lidhje me rastin e lartcekur, me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit F.L nga Gjilani, dhe gjatë bastisjes janë gjetur katër fishekë të pushkës së gjuetisë të kalibrit 12 mm. si dhe një sasi e vogël e substancave narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan për intervistimin e tij, i njëjti është intervistuar në prezencën e Avokatit. Në bazë të provave të gjetura besohet se më datë 9 prill 2013 F. L. ia kishte shitur një granatë dore të dyshuarit B. L. i cili besohet ta ketë hedhur mjetin shpërthyes pranë lokaleve të cekura më lartë.
I dyshimti B.L. është arrestuar nga policia, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe po ashtu në bazë të provave dhe fakteve të qëndrueshme besohet të jetë i involvuar në veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
"Në këtë incident përpos dëmeve materiale fatmirësisht askush nuk është lënduar", tha Hashani.
Në lidhje me veprimet e ndërmarra në vazhdim është njoftuar Prokuroria Themelore për krime të rënda në Gjilan, dhe të dy të dyshuarve i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë në qendrën e ndalimit në Gjilan. Rasti i kompletuar dërgohet në Gjykatë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/maxharri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!