"Serbët u arrestuan për shkak të përmendores në Preshevë"
Lokale

"Serbët u arrestuan për shkak të përmendores në Preshevë"

08.Jan.2013 12:28
0
vulin-gracanicZëvendës drejtori i zyrës për Kosovë, Krstimir Pantiq, beson se arrestimi i 10 serbëve në Graçanicë është bërë për shkak të paralajmërimit të Beogradit për heqjen e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë. Këto deklarata i ka bërë Pantiq pasi që dje në Graçanicë u arrestuan 10 pjesëtarë të eskortës së Alleksander Vullin, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Pres që të ngarkohen me akuza për shkelje të rendit Kushtetues të Kosovës, që donë të thotë se Prishtina me të gjitha mënyrat është duke u përpjekur që t'ia vazhdojë qëndrimin në burg, edhe pse për asnjë akuzë nuk kanë fakte. E gjitha kjo është bërë për shkak të përmendores në Preshevë“, ka thënë Pantiq për JUGPress, transmeton Titulli. Nëntë serbët e arrestuar paraditen e së hënës, janë nga veriu i Kosovës, ndërsa njëri prej tyre është qytetar i Graçanicës. Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës teksa po shoqëronin eskortën e Alleksandër Vullinit, i cili për të hyrë në Kosovë, ka marrë leje nga Qeveria e Kosovës përmes institucioneve ndërkombëtare. Në një prononcim për mediat serbe, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se serbët e arrestuar “kishin simbole të Mbrojtjes Civile Serbe”./Titulli.com/ _____________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/vulin-gracanic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Këmbëngulja për monumentin e UÇPMB-së
"Mos abuzoni me shqiptarët e Luginës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration