"Mos abuzoni me shqiptarët e Luginës"
Lokale

"Mos abuzoni me shqiptarët e Luginës"

08.Jan.2013 10:30
0

rrjeti global i gruas shqiptare

Rrjeti Global Mbarëkombëtarë i Gruas dhe Rinise Shqiptare ka nisur një letër indinjate Qeverisë Serbe për qëndrimin e tyre ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe ndezjen e tensioneve etnike “Duke konsideruar situatën aktuale dhe presionin nën të cilin janë Shqiptarët në Luginën e Preshevës, ne, (Rjetit Global Mbarëkombëtarë të Gruas Rinisë dhe Diasporës Mbarëshqiptare), ndjejmë përgjegjësinë dhe detyrimin tonë kombëtare dhe njerëzor, të shprehim shqetësimin tonë të papërmasa dhe të dënojmë veprimet e Qeverisë dhe Policisë Serbe kundër Shqiptarëve në këtë zonë”, thuhet në letrën që ky Rrjet ia ka drejtuar Qeverisë së Serbisë, një kopje e cilës ka mbërri edhe në adresën elektronike të Titullit. Në letrën e hapur shkruhet për të drejtat e shqiptarëve dhe abuzimet që po i bëhen atyre nga një shtet që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së. [caption id="attachment_50011" align="alignright" width="171"]Lida Rragami, Presidente e Rrjetit Global Mbarëkombëtarë të Rinisë dhe Gruas Shqiptare Lida Rragami, Presidente e Rrjetit Global Mbarëkombëtarë të Rinisë dhe Gruas Shqiptare[/caption] “Të drejtat e Shqiptarëve në këtë zonë janë shumë të abuzuara, çuditërisht të abuzuara nga një shtet që pretendon të ketë standarde të larta për tu futur në familjen e bashkuar Evropiane, nga i cili kërkohet tolerance, respekt për të tjerët dhe bashkëjetesë multi-etnike, dhe mbi të gjitha mbrojtja e të Drejtave Njerëzore”, shkruhet mes tjerash në letrën e nënshkruar nga Lida Rragami, Presidente e Rrjetit Global Mbarëkombëtarë të Rinisë dhe Gruas Shqiptare. Rrjeti thekson se Kombi Shqiptarë ka dhënë prova ndër shekuj edhe në ditët më të errëta kombëtarë që nga 1913, kur tragjikisht u ‘copëtua’ mes fqinjëve tanë. Përmes kësaj letre organizata në fjalë kërkon nga Qeveria Serbe:
  • Largimin e menjëhershëm të ushtrisë Serbe nga rrugët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës;
  • Largimin e menjëhershëm të forcave speciale policore në rrugët e këtij rajoni;
  • Ju bëjmë thirrje të MOS prekni Lapidarin e UCPMB-së në Preshevë, dhe të mos vandalizoni here tjetër Flamurin tonë – është krenaria jonë Kombëtare;
  • Ju bëjmë thirrje të rrisni investimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që shqiptarët të mos detyrohen të lënë trojet e tyre nga kushtet e rënda ekonomike. Nëse bëni vetëm atë që po bën Qeveria e Kosovës me pakicat Etnike Serbe në Kosovë, do jetë fillim i mbarë për ju.
"Këto kërkesa janë supreme dhe kushte themelore për një rajon paqësor", thuhet ndër të tjera në letrën e Rrjeti Global Mbarëkombëtarë të Gruas, Rinisë dhe Diasporës shqiptare./Titulli.com/ ________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/presheve-protesta.jpg): failed to open stream: No such file or directory
"Serbët u arrestuan për shkak të përmendores në Preshevë"
Zgjidheni vetë problemin me lapidarin e UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration