Serbët edhe me targa të vjetra, Lugina vetëm me pagesë
Lokale

Serbët edhe me targa të vjetra, Lugina vetëm me pagesë

29.Oct.2012 20:20
0
Serbët në Kosovë vazhdojnë të mos i përfillin vendimet e institucioneve të Kosovës. Pavarësisht vendimit të Ministrisë së Brendshme për ndalimin e qarkullimit të të gjithë atyre automjeteve që mbajnë targa të Serbisë (me iniciale të qyteteve të Kosovës), serbët lokal po lëvizin me targa të vjetra e disa madje edhe pa to. Rasti më i freskët është komuna e Ranillugut, në të cilin serbët qarkullojnë lirshëm me targa të vjetra, njofton “Zëri”. I pyetur në lidhje me këtë zhvillim, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi ka sqaruar se që nga qershori i këtij viti ka skaduar afati kur lejohej lëvizja me targa të vjetra. Sipas tij, këto targa janë të paligjshme, duke shtuar se ato nuk i njeh as shteti serb. Zyrtarë të Policisë thonë se në bazë të urdhrit të prerë nga Ministria e Brendshme, do të konfiskohen targat e vjetra. Nga ana tjetër Qeveria e Kosovës as që nuk mendon në heqjen e taksës së sigurimit për automjete që futen në Kosovë nga Lugina e Preshevës. Shqiptarët që jetojnë në Luginë, si elita politike po ashtu edhe qytetarët, disa herë kërkuan të hiqet taksa e “getoizimit”. Madje, për këtë “sigurim” që banorët e këtushëm e vlerësojnë të padrejtë, u organizua edhe një protestë nga KDNJ e Luginës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin e Muçibabës (Preshevë). Qeveria e Kosovës në shenjë reciprociteti me Serbinë, ka vendosur tarifat kufitare për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë, nga dhjetori i vitit të kaluar, si rrjedhojë e marrëveshjes Prishtinë – Beograd në Bruksel. 60 euro ishte pagesa minimale që një person ka paguar sigurim nëse hyn me makinë nga Serbia në Kosovë, e cila vlente vetëm për 2 javë qëndrim, ndërsa tani me “zbritje” qytetarët e Luginës paguajnë 20 euro sigurim për makinë, për një javë qëndrim. Zbritja nuk erdhi nga Qeveria,  por nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS)./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/targa-tevjetra.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Akademi dhe homazhe në Preshevë
Inspektohen punimet në “Naim Frashër”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration